• Latest
  • Trending
  • All

Legjenda mbi besën rikthehet në New York

26/04/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 18 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Kulture

Legjenda mbi besën rikthehet në New York

26/04/2015
in Kulture

Lajme teNjejta

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

10/10/2021

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

28/09/2021

Besa e dhënë nënës se do ta kthente motrën e martuar larg e përcjell gjithë rrëfimin mbi legjendën e Kostandinit dhe të Doruntinës.

Premtimi ndaj nënës e kthen nga varri Kostandinin për të përmbushur obligimin e tij.

“Doruntina”, shfaqja e bazuar në legjendën shqiptare, është dhënë në New York, pjesë të së cilës kanë qenë katër aktorë shqiptarë dhe katër të tjetër amerikanë.

Skenari i shkruar nga Lirak Çelaj dhe Matt Opatrny është bazuar në romanin “Kush e solli Doruntinën” të Ismail Kadaresë, ndërsa regjinë e ka bërë Florent Mehmetit dhe Jessica Burr.

Kjo shfaqje është dhënë në Amerikë edhe në vitin 2008, ndërsa kësaj radhe është dhënë në një koncept të ri.

Shfaqja është dhënë premierë në “Interart Theatre”, pas bashkëpunimit të teatrit “Oda” me “Blessed Unrest” në New York.

Roli i Doruntinës është një nga rolet më të veçanta dhe më sfiduese që e ka luajtur aktorja Njomëza Fetiu.

“Tani që Doruntinën amerikane e luan një aktore tjetër kemi arritur të përmbledhim një personazh me karakteristikat dhe dilemat, të cilat ndoshta mund t’i ketë secili në ato rrethana”, ka thënë ajo.

Fetiu ka treguar për gazetën se për herë të parë ka luajtur një rol ku dy persona e luajnë të njëjtin personazh.

“Shfaqja që është dhënë para publikut ka mbushur sallën plot, ndërsa të gjitha biletat janë shitur”, ka thënë Njomëza Fetiu, duke treguar për emocionet pas shfaqjes që është duartrokitur e ka përlotur publikun, si amerikan ashtu edhe atë shqiptar.

“Kënaqësi e ëndërr për çdo aktore ta përjetojë një gjë të tillë”, është shprehur Fetiu, duke shtuar se bashkëpunimi me ekipin amerikan ka qenë i jashtëzakonshëm.

“Kam mësuar shumë nga i gjithë ky proces fantastik, duke filluar nga provat ndaras që i kemi bërë, leximi i tekstit, pastaj dërgimi i xhirimeve të procesit të provave të disa pjesëve më karakteristike, si dasmës së inskenuar sipas traditës sonë e deri tek takimi me aktorët, të cilët kanë qenë shumë të entuziazmuar për të luajtur në një shfaqje që është një legjendë e jona, një prej më të bukurave”, ka treguar Fetiu.

Rolin e Doruntinës në gjuhën angleze e luan Poppy Liu.

Kostandini shqiptar, Eshref Durmishi, ka thënë për “Zërin” se të dy ekipet, shqiptar dhe ai amerikan kanë punuar ndaras, ndërsa pas nëntë ditëve prova intensive së bashku në Amerikë, shfaqja ka dalë shumë mirë para publiku.

“Kur kemi dalë në premierë më është dukur si ëndërr që për nëntë ditë kemi arritur ta finalizojmë shfaqjen aq mirë”, ka thënë Durmishi, duke treguar se publiku e ka pritur shumë mirë shfaqjen.

“Me çdo kusht mundohem ta largoj Doruntinën sa më larg se kam një parandjenjë të keqe”, thotë Durmishi, derisa flet për rolin e tij, duke thënë se mban fjalën që ia ka dhënë nënës së tij, se do ta kthej Doruntinën. Ai ka treguar se shfaqja është pritur mirë dhe se kjo ka qenë emocionuese.

“Isha i emocionuar se po e tregojmë në Amerikë një storie që nuk e kanë të gjithë popujt”, ka thënë aktori.

Nga aktorët amerikanë rolin e Kostandinit e luan aktori Kevin Chu. Ai ka thënë për “Zërin” se ka qenë eksperiencë e mrekullueshme të punosh me aktorët shqiptarë.

“Ka qenë e mrekullueshme të punoj me Eshref Durmishin, i cili më ka ndihmuar që ta njoh më thellë karakterin që luaj. Pas leximit të parë të shfaqjes, ne i pamë baticat dhe zbaticat mes nesh”, ka thënë Chu, duke treguar se si personazhe janë zhvilluar gjatë procesit.

“Jemi munduar që edhe më tej t’i sqarojmë rolet që i luajmë si përkthyes të këtij karakteri masiv. Shfaqja e parë shkoi shumë mirë. Energjia e publikut u bë bashkë me energjinë e performancës”, është shprehur Kevin Chu.

Ilire Vinca-Çelaj, e cila luan rolin e nënës në shfaqjen “Doruntina”, ka thënë se për shfaqjen ka filluar një rrugëtim në qendrën e botës në New York në “Interart Theater” në një sallë të mbushur me shikues shqiptarë e amerikanë.

“Në të njëjtën natë ku shfaqen 120 shfaqje, në të njëjtën kohë rrëfimi i ngritjes së Kostandinit dhe kthimit të Doruntinës nga forca e besës që e definon kulturën dhe traditën shqiptare depërtoi si një mesazh i fuqishëm dhe u orientua nga shikuesit, të cilët pas shfaqjes na komplimentuan me fjalët më të bukura”, ka thënë Vinca-Çelaj, duke shtuar se për të bashkëpunimi me “Blessed Unrest” mbetet një vlerë e madhe.

“Është tejet e çmueshme përvoja artistike dhe artisti duhet të përjetojë këtë liri që është e domosdoshme”, është shprehur aktorja, teksa ka thënë se njohja e teknikave, gjuhës specifike të artit, këndvështrimet e pasuruan edhe legjendën shqiptare duke e ngjallur në skenë lashtësinë nën vellon e modernitetit për nga paraqitja skenike.

“Roli i nënës në këtë shfaqje është një rol i rëndësishëm për karrierën time duke qenë se është në dy gjuhët shqip e anglisht dhe për nga pesha si personazh dramatik. Është rol që çdo aktore do ta dëshironte dhe unë kam shkrirë në të gjithë përvojën time, emocionet për ta kompletuar”, thotë aktorja Ilire Vinca-Çelaj teksa flet për rolin e nënës.

Ajo ka thënë se besa e dhënë është diçka e re për amerikanët.

“Besën e shqiptarit e përjetuan si një pasuri të traditës tonë. Kjo forcë që tejkalon edhe forcën e natyrës dhe e mund edhe vdekjen”, është shprehur aktorja, e cila pjesë e kësaj shfaqje kishte qenë edhe në  vitin 2008.

“Shfaqja këtë herë për dallim nga 2008-a është risjellë nga aktorë të rinj amerikanë. Unë kam pasur tjetër rol në 2008 dhe tani e kam rolin e nënës e më është dashur ta ndërtoj nga fillimi, por kjo ka qenë një freski për mua”, ka thënë Ilire Vinca-Çelaj.

Nentor Fetiu është shprehur se për të është kënaqësi e madhe dhe ndjenjë e jashtëzakonshme fakti që janë kthyer në New York me të njëjtën shfaqje pas shtatë vjetësh.

“Unë luaj dy role atë të vëllait dhe të kujdestarit apo shoqëruesit të nënës dhe të Doruntinës”, ka treguar Fetiu rreth rolit të tij, duke shtuar se të luash në Manhattan, në gjuhën shqipe dhe në atë angleze është përvojë e rrallë dhe shumë e mirë.

“I falënderoj gjithë ata që na përkrahën në këtë shfaqje dhe komunitetin shqiptar në Amerikë, të cilët na përkrahin në çdo formë”, është shprehur Nentor Fetiu. Shfaqja do të jepet në Amerikë deri më 10 maj.

Image

Previous Post

Dekori

Next Post

“Burrnesha” shpërblehet me “Nora Ephron Prize”

Related Posts

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

by TheAlbanian.co.uk
10/10/2021
0

Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme energjetike. Për të përballuar këtë emergjencë kryeministri Rama shpalli një plan me tre pika,...

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

by TheAlbanian.co.uk
28/09/2021
0

Përgatiti Bashkim Metalia Përgjithësisht, mungesa e fakteve  historike, keqinterpretimi i tyre dhe sidomos neglizhenca akademike bën që historiografia shqiptare të...

Shkencëtarët të shokuar nga përmbytjet në Gjermani

by TheAlbanian.co.uk
16/07/2021
0

Intensiteti dhe përmasa e përmbytjeve në Gjermani këtë javë ka tronditur shkencëtarët të cilët përcjellin ndryshimet klimatike, dhe të cilët...

Next Post

“Burrnesha” shpërblehet me “Nora Ephron Prize”

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.