• Latest
  • Trending
  • All

Debat i ashpër në PE për Maqedoninë

21/01/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 19 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Debat i ashpër në PE për Maqedoninë

21/01/2015
in Lajme, Rajoni

Debat i pritur i ashpër është zhvilluar mes eurodeputetëve në kuadër të Komitetit për punë të jashtme (AFET) të Parlamentit evropian, pasi që raportuesi Ivo Vajgël e prezantoi propozim-rezolutën për Republikën e Maqedonisë, në të cilën për të nëntën herë me radhë rekomandon që Këshilli t’i hapë bisedimet për anëtarësim të vendit tonë në Bashkimin Evropian.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, fillimisht kryetari i Komitetit të përzier të PE-së dhe Kuvendi i Maqedonisë, slloveni Alojz Peterle, theksoi se propozim rezoluta e Vajgëllit është realiste, konstruktive dhe proevropiane dhe tregon ndjeshmëri për problemet në Maqedoni.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Eurodeputeti slloven tha se gjashtë herë Komisioni evropian rekomandon hapje të bisedimeve dhe duket që Maqedonia është e gatshme për këtë, por Këshilli Evropian nuk e shpërbleu progresin e shtetit dhe për këtë është me rëndisë që raportuesi t’i orientojë pritjet drejt institucioneve të Bashkimit Evropian.

“Hapja e negociatave inkuadruese do ta lëvizë zgjidhjen e çështjeve të hapura”, theksoi mes tjerash Peterle.

Pas tij Daniel Dan Preda nga Partia Popullore Evropiane (EPP), ndërsa në emër të Monika Makovej, e cila është raportuese në hije për Maqedoninë, tha se Makovej i fton urgjentisht vendet-anëtare që të hapen bisedimet inkuadruese me Maqedoninë. Ai theksoi se Makovej ka dy vërejtje në këtë propozim-rezolutë, me ç’raste e para ka të bëjë me jurisprudencën dhe këti me kënaqësi të madhe ka vërejtur se Maqedonia ndodhet në nivel progresi në harmonizimin e reformave gjyqësore dhe shteti ka arritur të luftojë me shumë sfida. Kjo, sipas rumunes është inkurajuese dhe duhet të vazhdohet me punë për pavarësinë e gjyqësisë dhe punës së gjyqatarëve, si dhe zgjidhjen jashtëgjyqit të kontesteve.

Lufta kundër korrupsionit është pika e dytë dhe këtu Makovej e përshëndet progresin në këtë fushë, sidomos që rreth 30 raste të personaliteteve të larta janë ngritur vitin e kaluar – i citoi Dan Preda vërejtjet e koleges së tij.

Ish-raportuesi për Maqeodninë, Riçard Hovit, tani si raportues në hije të socialistëve dhe demokratëve, theksoi se e mbështet qartë qëndrimin e marrë në propozim-rezolutën për hapjen e bisedimeve inkuaduese me Maqedoninë.

“Është turp, dhe ne jemi institucioni i vetëm i BE-së i cili tenton ta zgjidhë këtë çështje lidhur me emrin, e cila tani shfrytëzohet në qëllime politike dhe sfidë është që të gjejmë konsensus ose situata të shkojë më keq. Ne kemi rol të rëndësishëm midis dy palëve që ato të bashkëpunojnë. Është i nevojshëm ton pajtues edhe pse ekzistojnë probleme me korrupsionin, lirinë e mediave dhe gjyqësinë, por këto janë probleme të tërë rajonit. Nuk duhet të themi se këto janë probleme të cilat pengojnë fillimin e negociatave. Ne si social-demokratë evropianë do të parashtrojmë amendamente për pikën rreth ndryshimeve kushtetuese, sepse e njëjta duhet të ketë mbështetje më të gjerë për të gjithë në Maqedoni, jo vetëm nga njëra parti. I mjegulluar është edhe propozimi për zonat financiare ndërkombëtare, ndërsa PE-ja do të duhet të merret edhe për të drejtat e LGTB-bashkësisë në vend”, theksoi Hovit.

Çarls Tenok nga grupi i konservatorëve dhe reformatorëve evropianë, theksoi se partia e tij e mbështet kandidaturën e Maqedonisë për anëtarësim në Union dhe hapjen e negociatave, duke theksuar se është e dhimbshme që kanë kaluar nëntë vjet dhe tani është limbo-situatë pasi në vitin 2005 vendi mori status të vendit kandidat. Duke theksuar se Maqedonia ka probleme, se si shtet i vogël ka nivel të lartë të papunësisë, Tenok, i cili përkujtoi se refuzon ta shfrytëzojë referencën IRJM, theksoi se ka tensione etnike dhe tensione “midis shqiptarëve dhe popullatës sllovenen në vend”, si dhe probleme lidhur me radikalizmin, gjegjësisht xhihadistët.

“Ekzistojnë probleme politike midis pushtetit dhe partive opozitare që rezulton me bojkot të parlamentit. Qeveria e Gruevskit u përcaktua për krijimin e mjedisit të volitshëm të biznesit, hapjen e tregut, ndërsa Federika Mogerini tha se do të përkushtohet në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në rolin e ri që të krijojë zgjidhje lidhur me konfliktin për emrin. Negociatat me BE-në do t’i lëvizin reformat në vend sikur Maqedonia dhe mendoj se çdo zgjidhje tjetër mund të shkaktojë jostabilitet social dhe politik dhe të tregojë cinizëm ndaj BE-së”, theksoi britaniku Tenok, duke shtuar se ndjen keqardhje që ndërmjetësuesi për dallimet rreth emrit, i Kombeve të Bashkuara, Methju Nimic, ka refuzuar të vijë si mysafir në Parlamentin Evropian që nga ai të kuptohet se cila është gjendja në KB kur bëhet fjalë për kontestin për emrin.

Pas kësaj në skenë morën pjesë eurodeputetët grekë, por jo nga Greqia, por ata nga Qiproja.

Qipriotja Eleni Teoharu, megjithatë, ishte e drejtpërdrejtë se Maqedonia nuk fillon negociata me Unionin për shkak të problemeve të tjera, si çështja për demokracinë, të drejtat e pakicave dhe gjendja në gjyqësi, e jo për shkak të bllokadave greke për shkak të emrit.

Në këtë reagoi eurodeputeti spanjoll nga radhët e liberalëve evropianë, Havier Nart, i cili theksoi se është me të vërtetë patetike që në Evropë përballen me çështje të tilla “ku vendoset veto në një zonë e cila është historike dhe çdoherë e njohur si Maqedoni”.

“Kemi emër qesharak IRJM, që është i papranueshëm. Vendoset veto për shkak të emrit e cila historikisht i përket këtij vendi. Në Spanjë dhe në Francë ka rajon Rusion dhe askush këtë çështje për emër në Spanjë ose në Francë nuk e konteston. Dëgjojmë tregime qesharake nëse dielli do të jetë i pranishëm në flamur ose jo dhe ato janë më shumë çështje psikologjike se sa historike. Nëse kufijtë janë pranuar dhe vendi nuk ka tensione territoriale, si mundet nëntë herë ta bllokojmë Maqedoninë!? Ajo është precedan i cili situatën ende më shumë do ta komplikojë. Bëj thirrje të jemi të mençur”, replikon spanjolli Nart.

Tradicionalisht deputeti Angel Xhambaski nga rradhët e partisë bullgare të ultra-nacionalistit Krasimir Karakaçanov, bëri thirrje në mbrojtje të të drejtës për vetvendosje në ndonjë bashkësi që nuk kanë qenë në Maqedoni. Ai tha se kjo bashkësi nuk ka pasur të drejtë ta shfrytëzojë gjuhën amë, të themelojë parti politike dhe të bashkohet në Maqedoni dhe se për atë nevojitet të ndryshohet elgjislacioni.

Në të njëjtën kohë njëri nga eurodeputetët bëri thirrje edhe në respektimin e aktgjykimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, të sjellur më 5 dhjetor të vitit 2011, se Greqia nuk ka të drejtë ta bllokojë Maqedoninë në integrimet e saja në organizatat ndërkombëtare. Ndërsa ish shefi i diplomacisë sllovene Eduard Kukan, tha se është i dëshpëruar që nga viti në vit PE-ja të diskutojë për situatën e njejtë në Maqedoni, ndërsa janë të vetëdijshëm nga pasojat e kësaj rrugë-pozite e cila ekziston.

“Shumica e PE-së, Eurokomisionit dhe Këshillit janë të dakorduar të fillojnë negociata, por vendimi lihet anash dhe anulohet për shkak të kontestit të emrit dhe atë qartë duhet ta tregojmë. Pajtohem me Vajgëll se emrin nuk duhet ta pengojë rekomandimi për hapjen e negociatave dhe t’i bëjmë thirrje Mogerinit të punojë në proces të zgjidhjes së përbashkët të pranueshme. Rënia e kulturës politike në vende dhe ajo që ndodh brenda në parlament është pasojë e të gjithë kësaj”, theksoi slloveni Kukan.

Përfaqësuesi i Komisionit Evropian, Dejvid Kulen, i cili është shef i Departamentit për Maqedoni në Drejtorinë e negociatave për zgjerim, tha se kjo projekt rezolutë e Vajgëllit mirë e tregon situatën në Maqedoni. Ai përsëriti se Komisioni konsideron se hapja e negociatave do të kontribuojë për mbajtje të reformave dhe tempon në vend dhe se KE-ja konsideron se Maqedonia lartë harmonizohet me legjislacionin evropian. Megjithatë, ai tha se në KE janë të brengosur për politizim të institucioneve shtetërore, për pavarësinë e gjyqësisë dhe situatën çdoherë e më të keqe në mediume.

“Mungesa e partisë kryesore opozitare në parlament na brengos dhe përgjegjësia e pushtetit dhe e opozitës është të kujdesen që debati të kthehet në suaza të trupave të zgjedhur. Reformat në arsim dhe reformat e projekt-kushtetutës kërkojnë koncenzus të gjërë në shoqëri, ndërsa amendamentet kushtetuese duhet t’i respektojnë të drejtat e njerëzve dhe luftën kundër larjes së parave. Pas përfundimeve të Këshillit në dhjetor, Komisioni intensivisht do të punojë në muajt e ardhshëm dhe nëpër dialog dhe program të ndihmës dhe në ngritje të Dialogut inkuadrues në nivel të lartë (HLAD), pasi do të përmbushen kushtet. Në të kaluarën, ky proces ka funksionuar mirë dhe duhet të kthehemi në reformat kyçe”, theksohet në porosinë e Kulenit nga Komisioni.

Në fund, kryesuesi me seancën e Komitetit për punë të jashtme, Andrej Plenkoviq, porositi se ai personalisht merret më shumë se 20 vite me politikën e zgjerimit të BE-së dhe përkujtoi se Maqedonia prej verës të vitit 2000, në Samitin në Zagreb ka nënshkruar Marrëveshje për stabilizim dhe asocim me Unionin.

Me këtë përfundoi debati në Europarlament për Maqedoninë, që në suaza të AFET- grupit do të vazhdojë në datën 31 të këtij muaji, me amendamentet e parashtruara të eurodeputetëve, ndërsa muajin e ardhshëm në seancën plenare në Strazburg, Parlamenti Evropian pritet të votojë rezolutën për Maqedoninë me rezolutë të re, rekomandimi i nëntë me rradhë deri te Këshilli Evropian për hapjen e negociatave për anëtarësim.

Previous Post

Demonstrata e 21 janarit, ceremoni përkujtimore për 4 viktimat

Next Post

Dy ditë pas atentatit, niset drejt Milanos drejtori i burgut të Fushë Krujës

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Dy ditë pas atentatit, niset drejt Milanos drejtori i burgut të Fushë Krujës

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.