Niset drejt Italisë drejtori i burgut të Fushë-Krujës i cili i shpëtoi për mrekulli një atentati me tritol ndaj tij disa ditë më parë.
Arben Suloji ka kërkuar të transportohet për në një klinikë më të specilizuar drejt Milanos në Itali.
Një ditë më parë përmes publikimit të një fotoje vetë drejtori i burgut të Fushë-Krujës shkruante në facebook se është përmirërsuar gjendja e tij shëndetësore ndërsa falenderoi ata që e kanë mbështetur.
Mëngjesin e 19 janarit autovetura tip Opel me targa AA654 AS shpërhteu ndërkohë që drejtori i burgut ka qenë duke udhëtuar për në vendin e punës në Fushë Krujë. Një nga pistat e hetimit është ajo për shkak të detyrës.
















