Fshati i Lazaratit i rikthehet normalitetit. Edhe pse policia nuk është larguar ende nga fshati më i përfolur në Shqipëri, një ditë më parë një çift zhvilloi dasmën në një prej restoranteve në qendër të fshatit.
Nga fotot që qarkullojnë në rrjetet sociale, krahas dasmorëve që hedhin valle dhe përcjellin nusen, shihen edhe forcat speciale të policisë si dhe makinat e blinduara.















