Studentët të cilët kanë ardhur nga rajoni dhe bota për të marrë pjesë në Universitetin Veror Ndërkombëtar të Prishtinës (UVNP), janë shprehur të habitur me Prishtinën dhe Kosovën në tërësi duke thënë se diçka tjetër kanë lexuar e parë nëpër medie e krejt diçka tjetër është realiteti që e kanë parë këtu.
Danishwara Nathaniel, i cili ka ardhur nga Indonezia për të marrë pjesë në Universitetin Veror të Prishtinës, ka thënë se me studime ndodhet në Universitetin e Amsterdamit në Holandë dhe se në Prishtinë për UVP ka ardhur për shkak se i ka pëlqyer programi i studimit të cipin po e ndjek e që ka të bëjë me zgjidhjen e konflikteve.
Mirëpo, Nathaniel ka thënë se derisa e ka vizituar Kosovën ka pas përshtypje krejt tjetër për vendin tonë nga ajo që e ka tani. Ai ka thënë se është njohur me shumë studentë nga Kosova dhe rajoni derisa është shprehur se për ta njohur vendin tonë, duhet që gjithsesi Kosova të vizitohet.
“Jam për herë të parë në Kosovë, nuk kam pas njohuri më parë për Kosovën për shkak se për këtë vend kam mundur të shoh vetëm nëpër internet. E kam pas parasysh se Është një vend I vogël, në zhvillim e sipër dhe tani kur kam ardh këtu e kam parë që Kosova po zhvillohet, më pëlqen jeta këtu, kolegët, shokët e rinj që I kam bërë, mënyra se si më kanë pritur, mënyra se si po trajtohen temat etj. Shok të dhomës e kam një student nga Tirana dhe kaloj shumë mirë me të, pastaj kam shokë nga Kosova, dhe aq të hapur janë me mua sa që më kanë njoftuar edhe me pjesëtarë të familjes, si dhe janë të gatshëm që të më dërgojnë edhe në vende tjera të cilat janë interesant për t’i vizituar. Kam pas fat që kam pas mundësi të vi këtu dhe për ta njohur Kosovën duhet gjithsesi me qenë këtu”, është shprehur ai.
Kurse, Iris Looren, e cila po merr pjesë në UVP dhe në Kosovë ka ardhur për herë të parë, ka thënë se i vlerëson shumë njerëzit të cilët sipas saj, janë të gatshëm që të ndihmojnë në çdo moment dhe se janë shumë mikpritës. Looren ka thënë se ka ardhë në UVP me sugjerimin e profesorëve dhe shoqes së saj.
“Unë jam nga Holanda dhe studioj në Amsterdam, kam vendos që të vi për shkak se më ka propozuar një shoqe e imja dhe një profesor i imi i cili më ka sugjeruar. Më ka pëlqyer shumë edhe kursi ku po marr pjesë që është shkencat politike-zgjidhja e konfliktit. Jam shumë e kënaqur së pari me mënyrën se si ligjërohet, por çka më ka bërë më së shumti përshtypje është gatishmëria e njerëzve për të ndihmuar sa që sa herë që kam pas nevojë për diçka ata kanë qenë në gjendje që të më dërgojnë deri në vend, ose kur I ka pyetur dhe kjo më bënë të besoj se jam shumë e mirëpritur këtu. Diçka tjetër që më ka bërë përshtypje, në momentin që njerëzit e kuptojnë prej nga jemi menjëherë na falënderojnë që kemi ardh. Kam qenë në Podium dhe më kanë pyetur njerëzit menjëherë prej nga jam dhe më kanë ftuar ta shikojmë ndeshjen e futbollit bashkë edhe pse Holanda humbi”, ka theksuar ajo, është shkruar dhe transmetuar nga Gazeta Express në Prishtinë.
Ndërsa, Lisa Maza e cila është nga Holanda dhe po merr pjesë në UVP, ka thënë se ka aplikuar në këtë kurs veror në Prishtinë nga dëshira e madhe për të marrë pjesë në këtë kurs, si dhe për t’u njohur me njerëzit e Kosovës por edhe ata të cilët vinë këtu vetëm për UVP.
Maza, gjatë qëndrimit në Prishtinë i ka zbuluar edhe ushqimet tradicionale të Kosovës që ajo i pëlqen. Por, ka thënë se i vlerëson shumë edhe njerëzit pasi sipas saj, të gjithë janë të gatshëm që të ndihmojnë kur ke nevojë për diçka.
“Nuk është hera e parë që vi në Prishtinë, kam qenë në prill të këtij vitit me shkollën time për një udhëtim studimor por është hera e parë që marr pjesë në UVP, më pëlqen shumë kursi. Gjëja më e mirë që është këtu është dëshira shumë e madhe për tu njohur me njërit-tjetrin. Unë nuk e kam takuar asnjë herë në Amsterdam dikë nga Kosova, është hera e parë që jam këtu dhe në një formë njihem direkt me këta student dhe për atë arsye ndihem mirë. Ushqimi deri diku është i ngjashëm por prapë dallon. Unë po ushqehem ndonjëherë edhe jashtë konvikteve për të provuar lloje të ndryshme të ushqimeve. Kam provuar gullash de byrek dhe më ka pëlqyer shumë. 100 për qind që do të vi përsëri për arsye se Kosova është vend i mirë, Prishtina është vend I mirë dhe njerëzit nuk e dinë sa i bukur është ky vend”, është shprehur ajo.
Universiteti Veror Ndërkombëtar i Prishtinës ka filluar më 7 korrik 2014 dhe pritet të përfundoj më 18 të këtij muaji. Në këtë kurs veror, i cili tashmë është bërë tradicional në UP, po marrin pjesë më shumë se 100 studentë nga rajoni dhe bota të cilët po i ndjekin kurset të cilët ofrohen sivjet e që kanë të bëjnë me tema të ndryshme.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















