Deputetja demokrate Majlinda Bregu, deklaroi se çdo ditë po konifrmohet se në rradhët e mazhorancës, është ngritur një mekanizëm dhune ndaj opozitës dhe fjalë së lirë.
Sipas sa kryeministri Rama, është përgjegjësi politikisht dhe ligjor për çdo akt dhune dhe kërcënimi ndaj përfaqësuesve të opozitës.
“E gjithë shoqëria, mbarë qytetarët flasin dhe janë të revoltuar nga goditjet fizike, nga dhuna ndaj deputetëve të opozitës, nga kërcënimi me jetë i përfaqësuesve të Partisë Demokratike, prej deputetëve Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu, të porositur, frymëzuar dhe urdhëruar nga Edi Rama. Qytetarët janë të tronditur nga kërcënimi banditesk që deputeti Ndoka i ka bërë, zëdhënëses së Partisë Demokratike, Laura Vorpsi.
Çdo ditë, po konfirmohet se Edi Rama ka ngritur një mekanizëm dhune e kërcënimi ndaj opozitës, ndaj fjalës së lirë.Edi Rama, shefi i përfaqësuesve të botës së krimit që godasin e kërcënojnë opozitën, hesht, bën shurdhin dhe të paditurin.” u shpreh Bregu ne nje deklarate per mediat.
Me tej Bregu u shpreh se Partia Demokratike, është më e vendosur se kurrë që çdo ditë të bëjë transparencën e lidhjeve kriminale të Edi Ramës, dhe përfshirjen e krimit në nivelet më të larta të mazhorancës.















