Arben Zeqja, 53 vjeç nga Peshkopia, ka hyrë në konflikt me Prokurorin e Dibrës T.D. pasi kishte parkuar makinën e tij private në parkingun e Prokurorisë së Rrethit, por prokurori që kishte ardhur pas tij, i kishte bllokuar rrugën.
Ai ka hyrë në konflikt me prokurorin i ndihmuar edhe nga vëllai i tij, T. Zeqja – roje sigurie në Gjykatën e Dibrës – që i ka ardhur në ndihmë. Si rrjedhim, ndaj të parit është bërë arrestimi dhe ndaj të dytit, ka nisur procedimi penal.
Komisariati i Policisë Dibër njoftoi se u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës“ dhe “ Kundërshtim dhe goditja e Prokurorit dhe Gjykatësit“, të parashikuara nga nenet 316 dhe 237 te Kodit Penal.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri -tjetrin për shkak të një konflikti të çastit janë konfliktuar me Prokurorin pranë Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Dibër, shtetasin T.D, në sheshin e parkingut të automjeteve të Gjykatës së rrethit Dibër.
I arrestuari kishte parkuar automjetin e tij privat në parkingun e Prokurori- Gjykatës, ku më pas kishte parkuar edhe Prokurori, që i kishte bllokuar rrugën.
Zeqja është konfliktuar verbalisht e më pas fizikisht me Prokurorin, por pa i shkaktuar dëmtime fizike Prokurorit. Në konflikt është përfshirë edhe vëllai i tij që punon në gjykatë. Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme,” njoftoi komisiariati.















