Ai në profilin e tij në Facebook ka shkruar se deputeti Muja po flet me tonin e opozitës përballë Qeverisë.
“Fillimisht mendova se portalet kishin publikuar deklarime të opozitës, por se gabimisht i kishin adresuar në emrin e Shaip Mujës. Vërtetë nuk është kurrfarë mëkati të shkohet në zgjedhje të parakohshme, por gjithashtu nuk është kurrfarë mëkati edhe të respektohen marrëveshjet dhe qeverisjet të futen në binarët e cikleve normale zgjedhore. Ndërsa, asociacionin kjo qeverisje e ka trashëguar nga qeveria e kaluar, dhe zyrtarët e PDK-së nga koalicioni i tanishëm kontribuuan në të gjitha fazat e këtij procesi. Involvimi i Gjykatës Kushtetuese është kryekëput meritë e ekipit të përbashkët negociator, dhe ne e sigurojmë publikun se është mu kjo gjykatë e cila do t’i japë vulën këtij procesi në të gjitha fazat e tij; pra, edhe ne rastin e statutit të Asociacionit, por edhe të ndryshimeve/amandamentimeve të mundshme në të ardhmen”, ka shkruar ai.






















