Kryeministri në detyrë i Kosovës Hashim Thaçi ndodhet në NjuJork për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, ku ka takuar ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiç.
Siç ka mësuar gazeta Tribuna, nga burime të afërta me zyrën e kryeministrit, Thaci dhe Dacic kanë drekuar në një restorant në Manhattan me ndërmjetësimin e zyrës së kancelares Merkel.
Daçiç dhe Thaçi kanë folur për vazhdimin e dialogut dhe për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovë dhe Serbisë, si kusht që të dyja vendet të shohin drejt rrugës evropiane.
















