Gazetat serbe shkruajnë seKosova i është dhuruar shqiptarëve, kur Titoja takoi Enver Hoxhën.
Tito ka dhënë një intervistë për Asociated Press, ku ka theksuar se në rast se komunistët vijnë në pushtet në Tiranë, atëherë Kosova mund të jetë nën ingerencat e Shqipërisë.
“Është fakt i njohur se Josip Tito në intervistat e tij për mediat e huaja ka theksuar disa herë se nëse komunistët vijnë në pushtet në Tiranë, Kosova do ti dhurohet shqiptarëve në shumicë”, shkruan Telegraf.rs.
Portali serb shkruan se është fakt se Kosova dhe të tjera territore të banuara nga shqiptarët u dhuaruan nga Titoja, por se këto deklarata nuk janë bërë publike, për shkak të marrëdhënieve të tensionuara që ekzistonin mes Tiranës dhe Beogradit.
















