Ngritjen e çmimeve e shkaktuan perimet, lëndët djegëse, rryma, gazi dhe prodhimet më të shtrenjta të qumështit.
“Ngritje e çmimeve vërehet te qumështi, djathi dhe vezët (1,2%), perimet (5,5%), rryma, gazi dhe lëndë djegëse të tjera (1,0%)-(ngritje e çmimit të druve për ngrohje) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0,4 për qind në IHÇK-së,” thuhet në publikimin e ASK-së.
Në shtator më të ulëta ishin çmimet e pemëve dhe transportit ajror.
Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve te pemët (-4,1%), shërbimet për transport (-3,5%)-(rënie e çmimit të biletave me aeroplan) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0,2 për qind në IHÇK,” vazhdoi më tej publikimi.
Rritje të çmimeve u vërejt edhe në krahasim me shtatorin e vitit të kaluar. Pijet alkoolike dhe duhani kontribuan më shumë në këtë rritje duke u shoqëruar edhe nga artikujt tjerë.
“Indeksi i harmonizuar i tërësishëm i çmimeve të konsumit është më i lartë për 0,6% në muajin shtator 2016 krahasuar me muajin shtator 2015. Në këtë periudhë vërehen ngritje e çmimeve te mishi (1,0%), qumështi, djathi dhe vezët (2,6%), sheqeri dhe ëmbëlsirat (8,1%), pijet alkoolike (2,7%), duhani (5,1%), veshje (2,8%), shërbimet për transport (11,8%)-(ngritje e çmimit të biletave me aeroplan) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1,1 për qind në IHÇK,” sqaron ASK-ja.
Megjithatë, pemët dhe perimet kanë qenë më të lira në shtatorin e këtij viti se sa në vitin e kaluar.
“Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve në këtë periudhë te buka dhe drithërat (-2,8%), pemët (-7,7%), perimet (-3,3%), përdorimi i pajisjeve për transportin personal (-1,8%)-(rënie e çmimit të naftës dhe benzinës) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0,5 për qind në IHÇK,” thuhet në publikimin e ASK-së.
Sipas Agjencisë së Statistikave edhe çmimet në gusht ishin më të shtrenjta se në korrik.






















