“Kuvendi ka përdorur kompetencën e tij në këtë rast Kjo rezolutë është tërheqje e vërejtjes ndaj Serbisë që vepron në këtë mënyrë vazhdimisht – veprime që mund të cojnë në prishjen e marrëdhënieve mes dy vendeve”.
“Ne kemi dy letra që nga ministritë e vendit i janë dërguar zyrave ndërkombëtare dhe të gjitha komunikimet në këtë rast do të bëhen përmes zyrës së përfaqësueses së lartë të Bashkimit Europian, Federica Mogherini”, tha ai në Info Magazine.
“Në këtë drejtim përcaktimi ynë është i qartë: ne mbrojmë pavarësinë e Kosovës, kushtetutshmërinë dhe qytetarët e vendit”.
Ndërsa sa i përket letrave të Presidentit Hashim Thaci, dërguar prokurorisë së shtetit, Zemaj ka thënë se duhet punuar pa u lodhur në zbardhjen e krimeve të luftës dhe pasluftës.
“Thirrja jonë për drejtësi për të gjitha krimet që janë kryer në Kosovë gjatë dhe pas luftës është e vazhdueshme. Është kërkesë edhe e familjarëve, por edhe e njerëzve të vullnetit të mirë që këto krime të zbardhen. Ne duhet të besojmë, të punojmë dhe të angazhohemi, për të pasur lëvizje pozitive që të gjithë ata që kanë kryer krime ta marrin dënimin e merituar”






















