Ndërsa, Gashi për lajmi.net ka thënë se është e vërtetë ajo se çfarë ka thënë Maraj, sipas tij Maraj nuk është marrë në pyetje nga UNMIK-u.
“Ajo se çfarë po thotë ai se nuk është marrë në pyetje është e vërtetë, ai, kurrë nuk është marrë në pyetje nga UNMIK-u”, u shpreh Gashi.
Por, në insistimin tonë për të marrë një përgjigje të qartë se përse atëherë po akuzohet për shpifje nga Maraj, Gashi tre herë radhazi përsërit fjalinë e njëjtë.
“Ai kurrë nuk është marrë në pyetje nga prokurorët e UNMIK-ut e as nga ata të EULEX-it për rastin në fjalë”, duke mos dhënë një përgjigjej që do ta sqaronte këtë çështje.
Gashi tha se për gjëra të tjera që ai ka thënë duhet pyetur atë, pasi ai duhet ta di më së mirë atë që thotë.






















