Një skenë çmendurie përshkruhet nga mediat lokale, ajo që ka ndodhur natën e së enjtes në qytezën Orzinuovi të Italisë, ku në ambientet e jashtme të një lokali ishin 10 të rinj, si dhe disa klientë të tjerë.
Një nga vajzat e grupit të përbërë nga italianë, shqiptarë dhe marokenë, është futur në lokal dhe ka vjedhur një birrë duke e fshehur nën bluzë. Por, pronari i lokalit e ka pikasur vajzës dhe i ka thënë të kthente birrën ose ta paguante.
Në lokal, u futën edhe të rinjtë e tjerë dhe u sulën drejt pronarit të lokalit duke hedhur karrige drejt tij.
Më pas, ata ia mbathën para se në vendngjarje të mbërrinte policie. Aktualisht, të rinjtë e përfshitë në sherr nuk janë identifikuar ende. /Syri.net/















