Por sipas kritikëve, titulli i saj është një formalitet. Ata thonë se shenjta humanitare shfaqën atëherë kur një preson është i njohur për humanitet gjatë gjithë se saj duke i kushtuar të varfërve.
Por sipas kritikëve ajo nuk i kushtoj gjithë jetën të varfërve dhe se është i ngutshëm vendimi për shenjtërimin e saj.
Përveç kësaj, disa kritikë akuzojnë Nënë Terezë se ishte përpjekur t’i kthej disa persona në të krishterë, pasi sipas tyre ajo i kishte ndihmuar dhe ata mund ta kenë pranuar nga keqardhja e të bëmave të saja.
Papa Françesku ka njohur zyrtarisht dy mrekulli, që besohet se janë vepër e Nënë Terezës dhe që i hapën asaj rrugën për t’u bërë shenjtore.

Në vitin 2008, u bë e ditur se ajo kishte shëruar një brazilian, i cili vuante nga disa tumore të trurit.
Marcilio Haddad Andrino thotë se mjekët nuk i kishin dhënë asnjë shpresë për të jetuar, por gruaja e tij Fernanda vazhdimisht lutej për të dhe beson se ishte ndërhyrja e Nënë Terezës që ai të shërohej kur ishte nën kujdesin intensiv.
Prifti kanadez Brian Kolodiejçuk, kryesoi përpjekjet që Nënë Tereza të bëhej shenjtore.
Në vitin 1950, Nënë Tereza themeloi urdhrin e Misionarëve të Bamirësisë, që sot ka 130 shtëpi në të gjithë botën.

Mrekullia e dytë e Nënës Terezë është shërimi i një fshatareje të quajtur Monica Besra.
Ajo thotë se është shëruar nga kanceri pasi ishte lutur tek Nëna Terezë./Lajmi.net























