Efektivi i FNSH Ardian Kodra humbi jetën dje në krye të detyrës për arrestimin e të sëmurit mendor David Qosja. Sot ai u përcoll për në banesën e fundit me nderimet më të larta shtetërore.
Shefi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) në Shkodër, Petrika Dunka në një status në Facebook ka shprehur ngushëllimet për familjarët e kolegut te tij. Por ajo që bie në sy është fjali e fundit, që duket se kërkon gjakmarrje për vrasjen e kolegut Ardian Kodra.
Ja çfarë shkruan shefi i FNSH-së së Shkodrës:
Në pyllin me 100 lisa Zoti zgjodhi të marrë më të drejtin. Hallall për gjithçka! Prind i devotshëm, vëlla i përsosur, shok besnik, polic i pathyshëm, këshilltar i urtë, dashuri e njëjtë Familje-Atdhe. Lamtumirë! U prehsh në paqe. Të më falësh që smunda të ta marr gjakun.

















