• Latest
  • Trending
  • All

Cetinja, një kthim në histori që shpjegon konfliktin Rama- Kurti

07/09/2021

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 14 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Cetinja, një kthim në histori që shpjegon konfliktin Rama- Kurti

07/09/2021
in Aktualitet

Andi Bushati

Ajo që ndodhi të dielën në Cetinjë është një nga ato ngjarje që hedhin dritë mbi debatin që ka shpërthyer prej kohësh midis shqiptarëve.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Ndonëse përleshja e ashpër me tym, flakë, të plagosur dhe të arrestuar, që u zhvillua në qendrën historike të malazezëve, ka një shtresim të disafishte, ku përpos dasive fetare shtohen edhe ato politike mes pozitës e opozitës apo, ato nacionale ndërmjet atyre që kërkojnë një shtet të pavarur dhe të tjerëve që ëndërrojnë për qendër Beogradin, mësimi i saj vlen të mbahet shënim.

 Çuarja me helikopter nga qeveria proserbe e Podgoricës e kreut të kishës serbe, qëndrimi që u detyrua të mbajë vetë presidenti Vuçiç, shkrimet në shtypin e kontrolluar prej tij, dëshmojnë një gjë të vetme: në Beograd nuk i kanë dhënë fund ëndrrës së përhershme për ti mbajtur të bashkuar serbët e shpërndarë në disa shtete të Ballkanit.

Kjo lloj politike, që e rreshton edhe Aleksandar Vuçiçin si një pasues të denjë të frymëzimit që Sllobodan Millosheviçi mori nga akademikët dhe kisha, e ka bërë Serbinë që të vazhdojë të ketë probleme të hapura edhe me Bosnjën, edhe me Malin e Zi edhe me Kosovën.

Pikërisht kjo paaftësi e Beogradit për tu përballur me realitetin e ri në Ballkan është kthyer në mollë sherri edhe tek ne. Mes shqiptarëve, sidomos për temat e dialogut Kosovë- Serbi, për atë të denoncimit për genocid, apo për raste si ai i Goran Bregoviçit, janë përvijuar dy qasje.

E para është ajo që mbrohet nga Edi Rama dhe grupi përreth tij, që mëton ta lërë mënjëanë historinë e së shkuarës duke u hequr si modern dhe duke vënë bast se në kontinentin tonë baruti tashmë është lagur. Me gojën e tij dhe të zëdhënësve të vet, kryeministri është shfajësuar se askush nuk e detyron dot Serbinë të njohë Kosovën, ka dënuar përpjekjet për të kërkuar ndëshkimin e krimeve të së shkuarës dhe ka fajësuar Prishtinën për ngecjen e bisedimeve me Beogradin. Në sintoni të plotë me presidentin serb, Edi Rama, e ka vizatuar Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin si njerëz që duan të bëjnë përpara duke mbajtur kokën pas.

Qasja e dytë bën apel për ruajtjen fort në kujtesë të së shkuarës edhe kur flitet për “Ballkanin e hapur” edhe kur diskutohet në Bruksel me Vuçiçin. Kjo rrymë ka për zëdhënës kryesor Albin Kurtin dhe mbështetësit e tij, të cilët kanë bindjen se është naivitet të ndërtosh paqësisht të nesërmen, me një partner që tenton në çdo rast të realizojë atë që i kanë lënë trashëgimi pararadhësit që një shekull më parë.

Natyrisht, që po ti shohësh në laborator, të zhveshura nga konteksti historik, gjeografik dhe nga përkthimi i tyre në politikën e sotme, të dyja rrymat janë si nata me ditën. Ajo që mbron Rama duket bashkëkohore, europeiste, tolerante, ndërsa ajo e Albin Kurtit, pre e një nacionalizmi primitiv të mbushur me urrejtjen për tjetrin.

Por, në fakt, nuk është aspak kështu. Sepse politikat shtetërore nuk ngrihen mbi koncepte dhe parime abstrakte, ato ndërtohen në funksion të atij që ke përballë.

Çdo qeveri e Kosovës, e mirë apo e keqe, e majtë apo e djathtë është e dënuar të jetë e ndërgjegjshme se problemin e ka Serbinë. Pra me një shtet që as nuk ka pasur ndërmend ta harrojë historinë dhe të shkuarën, por i ka vendosur ato si gur themeli në politikat e sotme, madje jo vetëm me shqiptarët, por edhe me Bosnjen dhe Malin e Zi.  

Pra, të bësh sikur e anashkalon këtë, nuk është as mendjelehtësi dhe as gabim i pafajshëm. Në të tilla nivele nuk ka rastësi. Edi Rama ka bërë zgjedhjen e vet, sepse ai e ka vendosur të ketë si një nga themelet e aureolës së tij ndërkombëtare, partneritetin e ngushtë me Aleksandar Vuçiçn. Por në asnjë rast, këtë zgjedhje personale, ai nuk mund ta shesë dot me veshjen moderne dhe tolerante të tejkalimit të së shkuarës.

Ngjarjet në Cetinjë, ku Serbia tregoi sërisht hapur dhëmbët, dëshmojnë se Beogradi nuk është në gjendje ta tejkalojë historinë. Dhe këtu Albin Kurti ka të drejtë, sepse ai nuk mund ta trajtojë dikë për atë që nuk është. lapsi

 

Previous Post

Mali i Zi, Edi Rama Gri dhe Albini i Kuq

Next Post

Përballja me San Marinon, kuqezinjtë “të karikuar”/ Hysaj optimist: Kemi mundësi të shkojmë në Katar

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Përballja me San Marinon, kuqezinjtë "të karikuar"/ Hysaj optimist: Kemi mundësi të shkojmë në Katar

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.