Këtë të mërkurë në orën 20:45 përballë kuqezinjve do të jetë San Marino, sigurisht jo një rival i ashpër, por që nuk duhet absolutisht nënvlerësuar.
Triumfi përballë Hungarisë e ka shtuar optimizmin tek përfaqësuesja jonë. Elseid Hysaj në konferencën e zakonshme përpara sfidës ndaj San Marinos, tha se “Shqipëria ka mundësi të shkojë në Katar”.
“U dëshironte kjo fitore sepse të karikon shumë për të ecur përpara. Kemi mundësi të shkojmë në Katar dhe jemi të motivuar për ndeshjen e radhës.
Kemi besim dhe e jemi përforcuar, Shqipëria nuk ka qenë kaq e përforcuar me lojtarë që luajnë me ekipet e mira europiane. Duhet të kemi besim, duhet të luajmë shumë mirë sepse edhe me Hungarinë kemi luajtëm shumë mirë”, tha Hysaj.
Kush është kundërshtar direkt, Polonia apo Hungaria
“Të dyja këto skuadra janë në nivele të mira, Polonia ka niveli me Levandovski që luan te më të mirët ndërsa Hunagria është si puna jonë kanë grupin punojnë bashkë për të bërë mirë kështu që të dyja i kemi rivalë deri në fund”, tha Hysaj



















