Burim Ballazhi, i arrestuar të premten në Tiranë, vazhdon të mbahet në paraburgim në kryeqytetin shqiptar. Ministria e Drejtësisë së Kosovës ende nuk ka filluar procedurat për ekstradimin e Ballazhit në atdhe.
Këtë e ka konfirmuar për gazetën “Tribuna” një burim brenda Ministrisë së Drejtësisë.
Sipas tij, në këtë drejtim nuk është bërë ende asnjë hap, pasi ministria duhet të marrë së pari kërkesë nga prokuroria apo nga policia.
“Ne duhet të marrim kërkesë nga policia ose prokuroria”, ka thënë burimi i gazetës.
Të dielën “Tribuna” nuk ka mundur të kontaktojë askënd nga kjo ministry, për të konfirmuar nëse ka kërkesë nga institucionet e drejtësisë për ekstradimin e Ballazhit.
Ky i fundit është arrestuar të premten në Tiranë nga njësia antiterror, së bashku me një person tjetër. Ai është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, e cila një ditë më herët i kishte arrestuar tre persona nga Kaçaniku dhe Hani i Elezit.
Ballazhi, së bashku me Ilir Berishën, Sedat Topojanin dhe Jetmir Kyçykun, dyshohen se kanë lidhje me organizatat terroriste që rekrutojnë luftëtarë për luftën në Siri.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















