Koalicioni i shpejtë që lideri i LDK-së. Isa Mustafa, lidhi me AAK-në dhe Nismën për Kosovën nuk i ka gëzuar të gjithë në këtë parti politike. Para së gjithash, pakënaqësitë thuhet se kanë të bëjnë me pozitën që LDK mund të sigurojë në qeverinë që do ta formonte ky bllok i partive.
Burime brenda LDK-së kanë thënë për gazetën “Tribuna” se përfshirja e LDK-së në këtë bllok ishte reflektim i drejtpërdrejtë i humbjes së zgjedhjeve dhe një përpjekje për të evituar çarjet e brendshme në këtë parti.
“Ishte një përpjekje për të krijuar një atmosferë fitoreje për të zbehur atë të humbjes që mbretëronte natën e 8 qershorit në LDK”, ka thënë burimi, në kushte anonimiteti.
Sipas tij, gjendja brenda partisë nuk është alarmante, por më shumë dëshpëruese.
Sipas të njëjtit burim, nga marrëveshja LDK-AAK-Nisma, LDK-ja ka fituar një post të kontestueshëm të kryetarit të Kuvendit dhe një premtim se në kohën kur Presidentes Atifete Jahjaga t’i skadojë mandati kushtetues, këtë post do ta marrë LDK-ja.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















