Skenë horror në Bulqizë.
Një i ri është gjetur i varur sot në një pemë, në oborrin e banesës ku jetonte, në fshatin Krastë.
Bëhet fjalë për 22-vjeçarin E., i cili humbi jetën për shkak të vetëvarjes me litar në një pemë mani në oborrin e banesës së tij, bëjnë me dije burime zyrtare nga policia.
Ai u gjet nga vëllezërit e tij, të cilët e kanë dërguar në spital, por i riu ka mbërritur atje i vdekur.
“Nga këqyrja e vendit te ngjarjes u sekuestrua në cilësinë e provës litari me të cilin u vetëvar ky shtetas si dhe nga këqyrja e kufomës të kryer nga eksperti mjeko ligjor nuk u konstatua asnjë shenjë dhune, por u konfirmua vetëvarja e shtetasit E.,. Po punohet për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të vetëvrasjes”, njofton policia.















