“Prek zemrat e terroristëve, në mënyrë që të njohin të këqijat e veprimeve të tyre dhe të kthehen në rrugën e paqes dhe të mirës, të respektit për jetën dhe dinjitetin e çdo njeriu pavarësisht fesë, prejardhjes, pasurisë ose varfërisë”.
Kjo ishte lutja e sotme e Papa Françeskut në Krakov të Polonbisë, ku ai ishte i pranishëm për Ditën Botërore të Rinisë.
Ati i Shenjtë e bëri lutjen në kishën e Shën Françeskut, ku u nderuan dy martirët françeskan, Zbigniew Strzalkowski dhe Michal Tomaszek, të vrarë nga guerilët më 9 gusht të vitit 1991 në Pariacoto, Peru, dhe të lumturuar më 5 dhjetor 2015.















