Policia e Lezhës ka arrestuar dy drejtuesit e automjeteve që u përfshinë sot në aksident në aksin Fushë Milot-Rubik, ku humbi jetën një person dhe u plagosën 7 persona të tjerë që udhëtonin në dy automjetet.
Të arrestuarit janë Dashamir Fida 60 vjeç nga Tirana dhe Ardian Cana 46 vjeç nga Kosova. Nga aksidenti humbi jetën 68-vjeçarja G.F dhe u plagosën pasagjerët Sh.F. 80 vjeç, H. F. 83 vjeçe, Dh.H. 67 vjeç, E.C. 9 vjeçe, R. C. 13 vjeç.















