• Latest
  • Trending
  • All

“Brezi i humbur”/ The Times: Eksodi i emigrantëve shqiptarë në Angli i lë shkollat ​​bosh

05/11/2022

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Brezi i humbur”/ The Times: Eksodi i emigrantëve shqiptarë në Angli i lë shkollat ​​bosh

05/11/2022
in Aktualitet

“Në fushën e një shkolle prej betoni në Kukës, rajonin më të varfër të Shqipërisë, adoleshentët qëndrojnë në rreth, teksa çantat e shpinës i kanë vendosur pas një muri me tulla të shkatërruara dhe pasojnë me njëri-tjetrin një top të copëtuar.”

Kështu e nis reportazhin prestigjiozja britanike “The Times”, e cila ka vizituar Kukësin, rajonin verior të Shqipërisë e cila mban rekord në vendin tonë për numrin e të rinjve të larguar drejt Anglisë.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Kohët e fundit, për shkak të numrit të paprecedentë të vendasve që shkojnë në Britani, shumë prej tyre fëmijë, vendi është shpopulluar- vijon The Times.

Vjollca Gashi, drejtoresha e shkollës së mesme në Kukës, një grua e shkurtër me flokë kafe dhe e veshur me një përparëse, ulet në një zyrë duke u përpjekur të shprehë epideminë me të cilën po përballet shkolla.

“Fëmijët tanë po zhduken, papritmas lënë shkollën në mes dhe shkojnë në Angli. Dikur kishim 1500 nxënës, tani kemi 1050. Gjatë tre viteve të fundit, 200 nxënës kanë lënë në mes shkollën. Ka raste kur ikin edhe fëmijët të moshave 15-vjeçares. Marrin shembullin e miqve të tyre në Angli. Mjafton të njohin dikë atje dhe nisen”- është shprehur drejtoresha për The Times.

Boshatisja e shkollave të mesme është ndjerë këtë javë edhe në Britani, teksa qendrat tona të migracionit po përballen me fluks të madh emigrantësh- vijon The Times.

Të dhënat më të fundit, nga maji deri në shtator, tregojnë se 42 për qind e emigrantëve që vinin me gomone ishin shqiptarë dhe pothuajse të gjithë ishin burra.

“Fëmijët papritmas nuk vijnë në shkollë, mungojnë mësimet dhe kur kontaktojmë me familjen nuk përgjigjen Është vërtet për tu ardhur keq, por ne nuk kemi një shkop magjik për ta ndryshuar këtë fakt. Ka disa fabrika lokale që prodhojnë letër dhe rroba, por ata nuk duan të punojnë aty për shkak të rrogave tepër të ulëta”- shton drejtoresha Gashi për The Times.

Drejtoresha Vjollca Gashi

Duke parë shkollën, e kupton pse nxënësit ndihen të dobët nga vendi që doli nga diktatura komuniste në vitet 1990. Pavarësisht se është një shkollë e madhe, nuk ka laboratorë shkencorë, ambiente sportive apo instrumente muzikore dhe vetëm 15 kompjuterë janë siguruar për nxënësit. Një nxënës në shkollë ka 35 kushërinj të parë, 31 prej të cilëve janë në Britani, vijon më tej reportazhi.

Shkollë e mesme në Kukës

Në orarin e drekës, nxënësi Fabio Cengu, 13 vjeç, ka veshur një triko që në pjesën e përparme ka Mbretereshën Elisabeth, fytyra e së cilës është e maskuar.

Ai qëndron përballë një zyre aplikimesh për viza, i cili ka një foto të Pallatit të Westminsterit, një kuti telefonike të kuqe dhe Syrin e Londrës në fasadë.

Cengu mban në dorë një iPhone 12, me vlerë rreth 800 £, për të cilin thotë se ishte dhuratë nga vëllai i tij, 23 vjeç, i cili punon në një lavazh në Birmingham.

“Dua të vij në Angli për të qenë me vëllanë tim, i cili shkoi atje pesë vjet më parë. Është një jetë më e mirë.”- ka thënë djaloshi për The Times.

Fabio Cengu

Miqtë e tij madje thonë se janë të dëshpëruar dhe në shkollë duan të mësojnë dhe preferojnë anglishten, pasi “do të jetë e dobishme kur të mbërrijmë në Britani”.

I emocionuar, Cengu flet për reperët e tij të preferuar shqiptarë, një grup i quajtur ‘Hellbanianz’, të cilët tani jetojnë në Londër dhe mburren me aktivitetet e bandave në videoklipet e tyre- vijon shkrimi ndër rreshta.

Britania e Madhe ka njoftuar se do të investojë 8.4 milionë £ në skemat e krijuara për të inkurajuar shqiptarët në rajonin e Kukësit të qëndrojnë në vend.

Programi synon të krijojë më shumë mundësi punësimi, veçanërisht për të rinjtë dhe të rejat.

Ndoshta ndër shqiptarët që synon janë tre burra që qëndrojnë në anë të një rruge, rrëzë një mali të harlisur me pemë në Shtiqën, në fshatin e Kukësit, të cilët rrëfejnë të emocionuar përvojat e tyre në Angli.

Të gjithë me flokë të shkurtër të errët, ata qëndrojnë pranë tre makinave, dy Mercedes dhe një Audi, dhe targat e tyre janë të gjitha britanike. Ata thanë janë dëbuar nga Britania pesë herë.

35-vjeçari, i cili tha se ishte dëbuar nga Britania e Madhe tre herë, është ende këmbëngulës. “Për pesë vite Shqipëria do të boshatiset. Të gjithë do të jetojnë në Britani”- thotë ai.

Ai qëndroi në burg për katër vjet, pasi pretendon se u kap në Mbretërinë e Bashkuar nga inspektorët e imigracionit ndërsa punonte në një lavazh në Birmingham.

Miku i tij, i cili ka shqiponjën e flamurit shqiptar të bërë tatuazh në dorën e tij të majtë, sapo ishte deportuar pasi kishte hyrë në Britani me një kamion pas një pagese prej 10,000£.

“Duhet të kthehem në Angli, do e gjej një mënyrë. Atje fitoja 1200 £ në muaj si kopshtar. Në Shqipëri marr 200£, por çdo gjë kushton njësoj, nafta, ushqimi. Dy vitet e para që punova në Britani ishin për të paguar borxhin. Kam jetuar në Hayes, në perëndim të Londrës dhe gjithashtu në Barking, në lindje të Londrës. Ishte shumë e vështirë sepse Home Office nuk i jepte mamasë time vizë për të ardhur dhe për ta vizituar. Zyra e Brendshme mendoi se ajo nuk do të kthehej. Nuk e pashë nënën gjatë gjithë kohës që isha në MB. Shokët e mi janë larguar të gjithë. Unë nuk mund të qëndroj në Shqipëri, duke jetuar në mes të askundit, duke pirë kafe me mamin tim”- vijoi ai.

Tjetri, i cili mbante veshur një bluzë blu dhe pinte një cigare, mbërriti në Britaninë e Madhe në vitin 2014 me një kamion dhe u deportua në vitin 2016 pasi u kap duke drejtuar një makinë pa sigurim.

“As nuk e kuptova se makina nuk ishte e siguruar. Policia më ndaloi dhe fillova të vrapoja sepse mendova se e dinin që isha një emigrant i paligjshëm. Pasi u kap, kalova një muaj në qendrën e paraburgimit në Heathrow. Takova njerëz atje që kishin qenë atje për tetë muaj. Ishte e tmerrshme”- thotë ai.

Njëri prej tyre tregon me gisht nxënësit. “Ata të gjithë duan të vijnë në Angli. Nuk ka asgjë këtu për ne përveç deleve.”

Brenda shkollës ‘Qazim Shehu’, drejtori Izmir Muja rrëfen se si katër fëmijë 17-vjeçarë janë “zhdukur” së fundmi dhe nuk kanë ardhur në mësim.

“Është shumë e vështirë për shokët e klasës dhe mësuesit. I kam pyetur prindërit se ku janë por nuk më kanë dhënë informacin. Ne dyshojmë se ata janë në Britani”- thotë drejtori.

Në të gjithë vendin, numri i nxënësve që regjistroheshin në klasën e parë ra në 22,000 këtë vit, nga 77,000 në 1994, për shkak të emigrimit masiv dhe efektit të një rënieje të lindjeve.

Në 20 vitet e fundit numri i fëmijëve të moshës shkollore është ulur 48 për qind. Që nga viti 1991, kur ra komunizmi, popullsia ka rënë nga 3.3 milionë në 2.79 milionë, -vijon The Times.

Më në jug, The Times vizitoi një shkollë në Zall-Torre e cila u mbyll këtë vit sepse nuk kishte nxënës të mjaftueshëm.

Fshati me rreth 63 shtëpi mund të vizitohet vetëm duke ecur me kilometra përgjatë një rruge të pashtruar, të rrethuar me pemë hurma dhe arra.

Henki Torra, dhjetë vjeç, duhet të udhëtojë në një fshat dhjetë milje larg për të shkuar në shkollë.

“Kur të rritem do të doja të shkoja edhe jashtë vendit. Shumë familje në fshat janë larguar”– thotë ai.

Pak më shumë se një orë me makinë, në Griqan, situata është bërë aq e keqe, sa në një shkollë ka vetëm një nxënës në njërën nga klasat.

Djali gjashtëvjeçar mësohet në të njëjtën klasë me nxënësit e tjerë në shkollë.

I ulur në një zyrë pas një kompjuteri të shtrenjtë Apple Mac dhe teksa mban një orë Rolex ari, kreu i bashkisë, Safet Gjici, thotë se kërkon 300 milionë funte për rajonin- vijon The Times.

Gjici, i cili ka një statujë ari në miniaturë të Kullës së Elizabeth në zyrën e tij, thotë se fondet nuk mjaftojnë për të parandaluar largimin e njerëzve.

“Njerëzit po rrezikojnë jetën e tyre në gomone për të shkuar në Britani dhe kur arrijnë atje, zbulojnë se nuk është aspak ashtu siç u është premtuar në videot e mediave sociale. Mbretëria e Bashkuar duhet ta bëjë më të lehtë marrjen e vizës për në Britani dhe atëherë njerëzit do të jenë më pak të prirur për të shkuar atje ilegalisht. Vendi është i dëshpëruar për punëtorë që nga Brexit, shqiptarët do të ishin shumë të mirë në përmbushjen e këtyre roleve”- thotë Gjici p֝ër The Times.

Safet Gjici

Këtë javë, pas fluksit të shqiptarëve që mbërrinin në Britaninë e Madhe, kryeministri i vendit, Edi Rama, tha se ishte “çmenduri” t’i fajësosh ata si shkaktarë të krimit të Britanisë dhe problemeve kufitare.

Megjithatë, statistikat tregojnë se shqiptarët përfaqësojnë tashmë përqindjen më të lartë të shtetasve të huaj në paraburgim. Vitin e kaluar kishte më shumë se 1500 shqiptarë në burgje në Angli dhe Uells.

Pavarësisht se Ministria e Brendshme e konsideron Shqipërinë një vend të sigurt, 53 për qind e emigrantëve të saj iu dha azil, shumica prej tyre gra. Në Gjermani, ku shqiptarët e kanë më të lehtë të marrin viza pune, asnjë emigrant shqiptar nuk iu dha azil vitin e kaluar/Përshtati nga The Times, Kleida Muka.

Previous Post

“Shuplaka” e gazetares britanike për Ramën: E vërteta pse shqiptarët vijnë tek ne

Next Post

Diçka po “gatuhet”/ Vuçiç gjithë natën komunikim me serbët e Kosovës, sot mbledhje urgjente me Qeverinë 

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Diçka po "gatuhet"/ Vuçiç gjithë natën komunikim me serbët e Kosovës, sot mbledhje urgjente me Qeverinë 

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.