Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se vendi është në një fazë të një ngërçi politik. Ai ka thënë se ky ngërç duhet të tejkalohet me bashkëveprimin e të gjitha partive politike, të cilat e shohin interesin e shtetit të Kosovës nga një perspektivë më afatgjate. Hoxhaj ka thënë se janë në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, pasi Presidentja e vendit ka kërkuar interpretim se kush ka të drejtë të jetë mandatari i qeverisë së re. Ai ka thënë se grupi i partive politike, LDK, AAK e Nisma është vetëm një veprim deklarativ. “PDK është fituese e mirëfilltë e këtyre zgjedhjeve. Fitorja jonë është historike. Në këtë drejtim ne do të jemi ata që do ta formojmë qeverinë”, ka thënë Hoxhaj.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















