Policia e Shtetit vazhdon aksionin në ditëne katërt për të vënë nën kontroll të plotë shatin problematic të kultivimit të lëndëve narkotike.
Policia e Shtetit, vazhdo aksionin për asgjësimine lëndëve narkotike në Lazarat. Në ditën e katër të askioni policia informon se janë asgjesuar rreth 70 mijë rrënjëve bimë narkotike dhe fidanë, si dhe një sasi bi 11 ton kanabis sativa. Gjatë kontrolleve të kryera janë gjetur dhe 2 laboratorë përpunimi të bimëve narkotike, si dhe sasi të kosniderueshme municioni.
Policia njofton se në terren janë të angazhuara rreth 800 forca policore, të mbështetura nga mjete të posaçme, forca të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër, forcave speciale RENEA, forca të FNSH-së së Fierit, Shkodrës dhe Tiranës, Delta Forcë në Vlorë, si dhe shërbime të tjera speciale të Drejtorive të Policisë së Qarqeve të tjera, si forcat elitë të shërbimeve të Tiranës, Shkodrës etj.
Policia njofton gjithashtu se edhe gjatë ditës së sotme është vijuar të qëllohet me armë nga një grup kriminal, duke përdorur dhe snajper, nga brendësia e fshatit Lazarat në drejtim të forcave të policisë. Paralelisht me veprimet operacionale të strukturave të Policisë së Shtetit në terren janë edhe grupe speciale të hetimit të orientuara nga Prokuroria për Krime të Rënda dhe Drejtoria për Krimet e Rënda në Policinë e Shtetit.
Në njoftimin për shtyp të policisë theksohet se operaconi do të vazhdojë deri në kontrolline plotë mbi fshatin lazarat.















