• Latest
  • Trending
  • All

Bllok i bukur mermeri

27/01/2019

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 14 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Edukimi

Bllok i bukur mermeri

27/01/2019
in Edukimi, Kulture, Opinion

Faruk Myrtaj

– Ti mbase mban gjallë shqetësimin mos përsëritet Njeriu i Ri, si diku, dikur, izoluar prej tërë botës, të cilit i mundësohej vetëm një
ideologji, veç një politikan dhe vetëm një shkrimtar?! Jo, jo, jo! Këta sot nisen nga e kundërta: tërë projektet e tyre janë të arritshëm me celularë, internet pa limit, skype, viber, ëhatsaap, instagram, të gjitha on line, free! Në çastin kur futesh on line, sa më shumë gjendesh on line, kur ndjen dhe beson se nuk ia vlen asgjë prej asaj që quhet jetë reale, nuk e ke më tënden as fshehtësirën e fundme, je gati për t’u kthyer në mermer…
Nuk kisha askënd përballë, por arrija ta përfytyroja veten vëzhguar nga ndokush, nga kamera rastësore – më së paku. Sigurisht do më linin rehat, kur të mos gjenin asgjënë e fundit, fshehur diku në brendësinë time, por deri atëherë duhet bërë ca durim. Nga unë dhe ata. Ia dola, i fsheha thellë e më thellë vetes ca gjëra që i dija se i kisha vetëm unë, gjëra të cilave u gëzohesha vetëm unë dhe ca pak prej shumë të afërmve të mi, padyshim e dashura ime. Ishte e kotë, krejt e tepërt, t’u kërkoja të më betoheshin. Ata thjesht duhej të më prisnin…
Ditën tjetër, javën tjetër, krejt muajin e radhës, të dymbëdhjetë muajt e disa viteve radhazi, qëndrova on line. Për ta ishte shenja se u dorëzohesha.
“Ti qenke bllok mermeri i shkëlqyer!” Ndjeva sesi u mrekullua tek ma tha këtë i ngarkuari për vëmendje shtetërore ndaj proceseve me qasje muzeale. Mbase jo rastësisht m’i çuçuriti këto fjalë, me tingëllimë të thirravajshme, mu pranë vendit ku më vonë do të më shfaqej veshi metaforik, që mund të funksiononte edhe pa u shfaqur perceptueshëm.
“Ne punojmë ngadalë, me ngulm, pa dhimbje. Asnjë ashkël të mos kriset në vertebrën apo në eshtrat e trupit tënd, asnjë thile mishi të mos zhvokshet. Kështu bëjmë me të gjithë, jo veç me ty. Njeriu i duhur, si trend, do duhej të përftohej gjithnjë nga blloqe solide mermeri, edhe pse praktikisht, në pamundësi lënde të tillë, përdoret plastelina e ngrirë. Thjesht se kjo përshtatet fare kollajshëm në temperatura variabël, gjatë tërë stadeve të programimit. Në ndryshim nga procedimi qelizor, në procesin e ngjizjes së qenieve si monumente të gjalla nuk shkohet nga e panjohura tek e njohura. Nëse, për çdo rast, ne tentojmë dhe arrijmë të dimë gjithçka, shkojmë tërë siguri përmes të njohurash të cilat i ofrojmë vetë si të panjohura, që thjesht të eksplorojmë mundësinë për të dhuruar besim pa vëmendje.
Paraprakisht, sigurohemi që, në këto blloqe mermeri, të jetë i aplikueshëm thelbi i njeriut të duhur për kohën tjetër. Nuk pretendojmë ta krijojmë nga e para. Ne s’mbahemi Zota. Ne zëmë vendin e tyre. Hiçi është hiç. Lënda, materialja, ajo përdoret e mbetet si ideale. Tek e fundit, ne besojmë se gjithçka është materiale. Edhe shpirtërimet, lutjet, psalmet, sapo pëshpëriten bëhen të dëgjueshme, të prekshme, të përgjueshme dashamirësisht, kjo na intereson. Sidomos elementët më sensitivë janë pjesë të bllokut të informacioneve të përfshirë në vëmendjen paraprake. Nisur nga etyde sa më të shumtë e rastësorë, na bëhet e lehtë që nga ky bllok mermeri në porosi të adresuar, të heqim pjesët e palatuara, thepet, tepricën. Në blloqe të mëdha plastike, që shërbejnë për të plazmuar njëherazi grupe masive, gjërat janë krejt më të thjeshta. Ajo që mbetet pas këtij arti të aplikuar, gdhendjeje në natyrë, është Njeriu tjetër, I duhuri.

Lajme teNjejta

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

10/10/2021

Je ti, në këtë rast. Si koncept modern skulpturimi, edhe pse mendohet i aplikuar përpara Neronit…”
Ai mbase e dinte se pas kësaj ligjërate nuk e dëgjoja më. Megjithatë, ndjeja prerjen e lëndës në trup. Dikur, ende në fillimet, pata ndjesinë se u bëra gati t’i thosha diçka. T’i thosha se mbase do të qe më mirë të përdornin tjetër mënyrë për largimin e volumeve të mëparshme, pse jo. A s’do qe më mirë që transferimi i lëndës, që do t’u rezultonte e tepërt, të ndodhte më vonë? Kjo shpërfaqje, ky lehtësim prej volumit të lindur dhe kthyer në natyrë, mbase do mund të përjetohej ca më butë nëse do ndodhte në jetë e sipër. Përderisa lindja, shfaqja, dukja dhe këqyrja e njeriut të duhur s’mund të ndodhnin njëhershëm, më-tutja, kryerja e përkryerja, le të ndodhte ca më afat-gjatshëm, në gjallje dhe mermerosje e sipër. Këtë pata ndërmend t’u thosha atyre që tashmë vazhdonin bërjen time. Natyrisht nuk arrita, s’munda, dështova prej rrethanave. U binda se s’mund të flisja, isha i pagojë. Por vetë ua kisha dhënë lejen, vetë e kisha hedhur firmën, teksa qëndrova aq gjatë on line…
Dhe nisa të lutesha që gjithçka të mirëkuptohej si përvojë vetjake, përderisa kryhej tek unë, ndonëse prej të tjerëve. Unë kisha të drejtë të heshtja. Mbase, kur të bindeshin se isha shndërruar i tëri, sipas kontratës, duhej të ma kthenin gojën, më në fund…
Gërvërja, thërrmimi ngulmueshëm, bluarja gjithnjë e më imtë e bllokut të mermertë vazhdonte, në praninë thithëse të një lloj pompe, aksesor i kamerës, që e gjerbte pluhurin menjëhershëm. Sërish, përjetova një tjetër mëdyshje: pse doemos duhej të operonin në bazë të ndarjes së trupit në blloqe? A s’do ishte më mirë ta fillonin çukitjen, bluarjen e përthithjen e mermerit prej nga sipër, nga kryet e mia? Pas lehtësimit më së pari të shtresave përqark trurit, do mund të gjykoja më hershëm dhe të ndihja edhe vetë në bërjen tjetër. Përderisa kishte nisur, sa më shpejt aq më mirë. Ndërkohë po largonim shtresimet pranë barkusheve dhe arterieve të zemrës, dhe mezipritja e dhimbje-lindjes së pjesëve të tjera do të ishte hiçgjë.
M’u desh të besoja, bërësit e mi e kishin një shkak që e nisën gërryerjen time nga poshtë, përderisa s’ishte thjesht ndjesi dhe as ide e imja. Teksa po rikrijohesha nga duart e mjetet e tyre, do ishte e leverdishme të bëhesha sa më shumë statik. Qoftë edhe thjesht që ata të mos i druheshin lëvizjes, ikjes duarsh, arratisë për tek e shkuara, si instinkt i njeriut parak.

“Mbase i duket i paqëllimtë rikrijimi – po thoshin me njëri-tjetrin, jo për t’u dëgjuar dhe as për të më qetësuar. Thjesht për të më ndihur të duroja. Nëse kështu praktikohej për të gjithë, pse jo, doja të isha i sinqertë përballë barazisë edhe në këtë përvojë të jetës sime. Përse në dilema të thekshme, përderisa këto lindje kryheshin pa dhimbje? Mos tjetërkund silleshin ndryshe me lëndën? Ku “tjetërkund”? Përtej cilit kufi në këtë botë? Në njerëz edhe atje…? Ndryshe nga këndej? Gjithnjë për njeriun e “tjetërllojtë”, të duhurin? Që të lindeshin një herë e mirë, apo thjesht për të filluar bërjen, plotërimin, përplotjen e përsosjen, në rrugë e sipër për t’u kthyer më në fund te krijuesi? Tek po ai Krijues? As kjo nuk dihej mirë? Cili është krijuesi për ta? I njëjti si për ne, andej e këndej? Njerëzimi, njëjës a shumës?
Gjëmonin tëmthat: ku niste fillimi, për të mbërritur ku, fundi? Në kishte fillim e fund, apo as fillim e as fund?
Kur gjithçka, hequr prej bllokut tim, ish flakur dhe mbledhur si trajtë e pluhurt në fushën magnetike të pompës, shpresova në mundësinë për të folur. Jo menjëhershëm, jo. Siç i ndodh njeriut pas ikjes së bishës që befasisht i gjendet përballë, ishte krejt e pritshme që ardhja e gojës të kërkonte një copë here verifikimin si e gatshme për të ardhur. U përpoqa të sillja ndërmend ç’kisha dashur t’i pyesja në krye të herës, teksa filluan përvijimin tim.
Ndonëse i sa-ardhur, çuditërisht, ndjeva dëshirë të pyesja për ikjen, po pra, për ikjen time që, sado-vonë, dikur kish për të ndodhur. Ç’do ishte ikja, ç’do mbetej prej ikjes, cila pjesë e imja do ikte e tëra? Po fotot e ndara me miqtë e panjohur, librat on line, like-t e pa të keq dhe komentet anonime, peticionet si grup intelektualësh të pavarur, ata për rrënimin e mjedisit, do iknin edhe ato njëherazi me mua? Cila pjesë e imja do kalonte në mermer, that is the question… A do kisha më pas lidhje me bllokun e mermertë nga ku sapo dola? Kur të vinte koha, për ku do ikja? Do duhej të mendoja, përpara ikjes, për një kthim të mundshëm tek gjendja e mëparshme, apo direkt nga ky bllok? Përsëritshëm? E, nëse diç duhej ndryshuar, nëse kishte një pikë të më-në-fund-me në ciklin e bërjes me përkryerje në epilog, ku…?

Apo e kundërta ishte praktika që ndiqnin? Zhgulja e brendisë prej trupave dhe jo heqja e të tepërtave në bllokun e mermertë apo të plastelintë? Mos kishin ndarë prej masivit veç trupin tim në këtë rast, për të rikrijuar tek unë, mëpastaj, prej kapicës së kësaj mase, njeriun e zakonshëm, atë të dy a tri mijë vjetëve më parë, thjesht e vetëm sipas ritit tradicional të lehtësisë së qeverisjes e, vetëm pas kësaj, do të më lejohej e mësohej e folura? Përputhshmërisht e njëjtë në distancë, sërish, on line?
Ngaqë s’isha i sigurt nëse vërtet ma kishin kthyer mundësinë e fjalës, s’gjeta shkak të pyesja, pra as të prisja përgjigje, aq më pak të ngulmoja për qartësime shteruese. Ata, duke e pikasur, nëpërmjet aksesorëve të tjerë, kureshtinë time të pashfaqur, preferuan të më përgjigjen më vonë, në momentin e duhur. Edhe ai duhej pritur arsyeshëm, jo ngaqë kurrkush s’e dinte kur, por se pikërisht durimi ishte njëri nga shkaqet për Rikrijimin. Ia vlente të pritej një prononcim i Të Drejtave të Njeriut…
Vazhdojmë, atëherë, thashë për t’u dëgjuar ngrohtësisht prej tyre.
Nuk u bënë të gjallë. Mbase s’kisha menduar me zë. Mbase s’kisha menduar fare. S’kish pse, të mos e merrnin heshtjen time si element konsensual të qytetërimit global, en bloc. Unë isha aty ku më lanë ata, mes ca trajtash të tjera që shëmbëllenin me mua, ushtarë në një fushë shahu, ku ngjyra megjithatë mbetej element i pashmangshëm, në mos i domosdoshëm.
Ata më kishin kthyer krahët. Atë që ma kishin pezulluar të fundit, gojën, ma kishin kthyer, gdhendur, por si trajtë rudimentare. Mund të flisja sa të doja, kur të kisha qejf, për çdo gjë të kësaj e të asaj bote, por me një lloj zëri, a zëthi të tillë që nuk më dëgjonte kush. Në të vërtetë, s’kisha asnjë lloj kujtese për ndonjë botë, për njerëz të tjerë që më prisnin apo prisja për t’u kthyer tek ata… Nuk ndjeja asnjë lloj mungese, megjithatë.
Përmes syve, me syprinën tërë ngjyra, pashë një bllok tjetër mermeri përpara tyre. Procesi vazhdonte te të tjerë, në plastelinë.

Tags: Faruk MyrtajNjeriu i Ri
Previous Post

Haradinaj: Skënderbeu, hero i porosive për të ardhmen tonë si komb

Next Post

Oketa tregon pse u rikthye në PD dhe nëse do kandidojë për Bashkinë e Durrësit

Related Posts

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

by TheAlbanian.co.uk
10/10/2021
0

Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme energjetike. Për të përballuar këtë emergjencë kryeministri Rama shpalli një plan me tre pika,...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Next Post

Oketa tregon pse u rikthye në PD dhe nëse do kandidojë për Bashkinë e Durrësit

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.