Ish-Kryeministri, Sali Berisha u është rikthyer diversioneve. Këtë herë, Berisha iu drejtua socialistëve duke thënë se, drejtimi i Partisë Socialiste është kapur nga mafia.
“Koha e qytetarëve ka ndaluar për ju. Dhe ky pastaj thotë pastaj përvjetor”, tha Berisha.
Më tej, ai akuzoi mazhorancën për Avokatin e Shtetit, duke thënë se është emëruar një person me konflikt interesi.
“Kanë vendosur një Hicka Hicka në krye. Hicka mbron shtetin… jo. Hicka mbron privatin, Hickëlesha mbron shtetin. Se burri i zonjës që na mbron ne, mbron CEZ-in”, tha ish-kryeministri.
Këtu, Berisha tha se ka edhe një problem tjetër, pasi emërimi i saj në Strasburg duhet të ishte bërë nga ministri i Drejtësisë, Nasip Naço por faktikisht e ka “emëruar Fatmir Xhafaj.
“Ia ka marrë dhe këtij pushtetin (drejtohet nga Naço). Se normalisht atë në Strasburg duhet ta emërojë ministri, por e ka emëruar Fatmir Xhafaj, se ai është ministri në hije për çështjet e drejtësisë.”
“Normalisht se kur ky zotëria këtu (drejtohet nga Rama). I thotë Fules kur ai e pyet ku e ke tekstin e reofrmës në drejtësi. Nuk e ka ministri thotë, e ka Fatmiri, Fatmir Xhafaj”, tha Berisha.
“E di unë Nasip që nuk të pëlqejnë ty, por mua e vërteta më pëlqen gjithmonë. E di unë që nuk të pëlqen, por nuk ka çfarë të bëj.”
Moment ilariteti ishte në sallë në momentin kur ish-kryeministri foli për deklaratën e pak ditë më parë të Edi Ramës lidhur me koncertet festive të PD-së.
“Kryetari juaj të nderuar socialistë tha se nuk feston dot për statusin dhe më pas merret dhe sulmon artisten e nderuar, Çiljetën.
(Të qeshura në sallë)
Berisha: Aaaa… Sepse këndoi, në rastin historik të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Të kishte patur 1 të 100-ën e perfomrancë artistike të Çiljetës nuk do kishte pasur performancën e dështuar si artis, sepse nuk ka shitur një tablo të vetme.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...













