Deputueti i PD, Gent Strazimiri ka ironizuar në “facebook” në lidhje me operacionin që ndërmori policia sot.
“Epo dhe ky “superoperacioni” në mes të ditës në Lazarat me kamera, gazetarë, konferenca shtypi me “skenografi afgane” dhe me statuse kryeministrore ne FB për punë “bari”, në një kohë kur kokaina “pale’ ku bredh me kalë”…avion a anije, madje me tonelata ..?! Se ç’kam një frikë se po bëjnë ndonjë “superaksion” kokaine ndërkohë…si ai në Divjakë… T’i kishte shpallur luftë drogës ky, siç thotë, nuk do e kishte mbushur policinë dhe çdo vend në administratë e deri në parlament me narkotrafikantë…!!!”- shkruan Strazimiri.















