Ish kreu i PD dhe ish kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje shqiptarëve që të ngrihen në protestë në 22 nëntor. Pas tryezës së organizuar nga Partisë Demokratike për çështjen e energjisë, zoti Berisha shkruan në rrjetin social “facebook”, se vendi duhet të ngrihet në protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë, taksës së karburanteve, tarifave të studentëve, varfërisë dhe mjerimit që sjellin ato. Në këtë tryezë, zoti Berisha akuzoi qeverinë socialiste se, po thellon me shpejtësi varfërinë dhe mjerimin e qytetarëve shqiptare. Ai tha se është emergjencë kombëtare bllokimi i heqjes se fashës mbrojtëse, sepse heqja e saj do rriste për 90 për qind të shqiptarëve çmimin e energjisë në nivele 1 – 3 herë me te larta se sa në çdo vend tjetër në Europë. Sipas zotit Berisha, arsyeja e kësaj rritjeje behët vetëm e vetëm për shkak të marrëveshjes korruptive me ÇEZ, me të cilën Rama i fali kësaj kompanie 620 milionë euro detyrime me fatura të pranuara nga vete ÇEZ ndaj ndërmarrjeve shqiptare dhe 3.2 miliardë euro kërkesa të ligjshme të palës shqiptare ndaj ÇEZ. Rritja e çmimit të energjisë, gjithnjë sipas zotit Berisha, bëhet për shkak të menaxhimit të keq të vjedhjeve dhe abuzimeve masive te drejtuesve dhe punonjësve të OSHEE. \”Shqipëria në proteste\” kundër rritjes së çmimit të energjisë, taksës së karburanteve, tarifave të studentëve, varfërisë dhe mjerimit që sjellin ato!!\” shkruan zoti Berisha.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















