Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar si arratisje spektakolare dhe qeveritare, arratisjen e dëshmitarit kyç të gjyqit ndaj Arben Frrokut i cili po gjykohet si i dyshuar për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt.
“Kesaj i thone arratisje spektakolare, arratisje qeveritare!
Te dashur miq, sot deshmitari i vetem qe kishte pare me sy vrasesin e komisarit te Policise Dritan Lamaj dhe qe ishte nen ruajtjen e rrepte te Policise, me urdher te Rames u arratis. Ne kete menyre Rama bleu per neser voten e vellait te te akuzuarit, deputetit Frroku.
Jave me pare, te derguarit e Rames i premtuan gjykatesit voten per ne Gjykaten e Larte ne rast se do te lironte vellain e deputetit Frroku si te pafajshem. Por gjykatesi nuk pranoi oferten, ndaj dhe Rama u detyrua te organizoje apo urdheroje arratisjen qeveritare, spektakolare. Rama luan shah me krimin dhe vrasjet!! sb” shkruan Berisha në profilin e tij në Facebook.
Dëshmitari i cili do të dëshmonte sot në gjyqin ndaj Arben Frrokut, i cili akuzohet për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj është zhdukur. Në seancën me dyer të mbyllura avokatët e çështjes janë shprehur se nuk ka dëshmitar të paraqitur në seancën e sotme.















