Drejtori i Zyrë së Qeverisë së Serbisë për Kosovën, Marko Gjuriq, ka qëndruar sot (e mërkurë) në Prishtinë.
Gjuriq është takuar se pari me me oficerin për lidhje të Beogradit me Prishtinën, Dejan Paviçeviq, e pasataj e ka vizituar Kishën e Shën Nikollës në Prishtinë dhe ka bërë një vizitë në Graçanicë, ka njoftuar agjencia serbe e lajmeve Tanjug.
Sipas Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovën, Gjuriq ka shetitrur nëpër Prishtinë dhe ka ngrënë në një restorant në qendër të kryeqytetit të Kosovës.
“Drejtori Gjuriq është zyrtari i parë serbe i cili nga viti 1999 ka shetitur nëpër Prishtinë dhe është ushqyer në një restorant në qendër të qytetit”, i kanë thënë Tanjugut në Zyrën për Kosovën.
Indeksonline ma marrë vesh se Drejtori i Zyrë së Qeverisë së Serbisë për Kosovën, Marko Gjuriq, është ndalur për drekë në restorantin “Rings”, në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.
“Serbët dhe shqiptarët në Kosovës kanë nevojë për të ardhme të përbashkët, pa urrejtje”, citohet të ketë thënë Gjuriqi.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















