Imami Genc Plumbi kritikon ata, që i quan të pa ditur, që mendojnë se lejohet të derdhet gjaku i një shi’iti, të krishteri apo çifuti.
“Allahu i marrofte! Kjo eshte injorance e thelle. Askush nuk ka te drejte te derdhe gjakun e dikujt, qofte edhe idhujtar, nese duart e tij nuk kane derdhur gjakun e muslimaneve apo te kete ndihmuar kunder tyre. Te tille njerez ftohen ne fene e Allahut dhe u jepet grancia per jeten dhe pasurinë.
‘Eshte i sigurte ai qe hyn ne deren e Ebu Sufjanit’. Ky eshte profeti i meshires, per ata qe mendojne” (sic.), ka shkruar ai në profilin e tij. .
Ndërkaq, Lavdrim Muhaxherin e ka quajtur mi kanalizimesh.
“Keta minj kanalesh tregojne trimeri me femijet dhe njerezit e dobet te Sirise qe eshte plagosur prej halleve dhe fitneve. Kjo nuk eshte gje tjeter veç pune frikacakesh dhe urrejtje ne zemer per muslimanet. Llogaria per keta njerez eshte afer me lejen e Allahut, ashtu sic ka qene edhe per kriminelet e Esedit qe e mendonin veten te paprekshem. Vertete Allahu nuk ndihmon popullin zullumqar” (sic.), ka shkruar ai.















