Urimeve për festën e Kurban Bajramit i janë bashkuar sot edhe politikanët shqiptarë të majtë e të djathtë, ndonëse të ndarë në takime dhe vende të ndryshme. Presidenti Bujar Nishani nuk ka bërë vizita por i ka përcjellë urimet e tij përmes një deklarate të shkruar në media ku uron të gjithë shqiptarët, besimtarë myslimanë për më shumë paqe, vllazëri dhe begati, me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Kryeministri Rama dhe kryetari i Kuvendit Ilir Meta bën një vizitë paraditen e sotme pranë Komunitetit Mysliman në Tiranë. Vetë kryeministri i shoqëruar nga bashkëshortja nuk pranoi të bënte asnjë urim para mediave duke thënë se nuk hyn në rangun e atyre politikanëve që flasin nëpër dyert e xhamive.
Ndërsa kreu i Kuvendit Ilir Meta krahas urimeve që përcolli tha një mesazh edhe për politikën, duke theksuar se politika duhet të mësojë nga bashkjetesa fetare.
Ndryshe nga politikanët e tjerë kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, si një besimtar i devotshëm i është bashkuar faljes së Namazit qysh herët në mëngjes bashkë me qindra besimtarë të tjerë që ishin në shesh. Më pas ai ka përcjellë urimet edhe në Komunitetin Mysliman, duke uruar gjithë popullin shqiptar për festën. Idrizi theksoi se kjo e sotmja është dita kur Zoti shtrihu sakrificën e vetë tek i gjithë njerëzimi.
Ndërkohë edhe opozita ka përcjellë sot urimet për të gjithë besimtarët myslimanë, ku një pjesë e deputetëve kanë bërë vizitë pranë Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, ndërsa kreu i tyre Lulzim Basha ka zgjedhur sot Kavajën për të përcjellë urimet për festën e Kurban Bajramit. Gjatë vizitës së tij në xhaminë e Kavajës, Basha ka uruar besimtarët myslimanë për këtë ditë të shënuar për ta, duke shtuar se ky qytet ruan traditat. “Kavaja, qyteti që ka bërë varrosjen e komunizmit, por nuk jemi sot këtu për të folur për politikë, sot është ditë e shenjtë,” ka thënë Basha.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















