Mjekët e qyteteve të ndryshme të Shqipërisë kanë dalë, ditën e sotme, në një protestë 1 orësh, kundër dhunës dhe testimit. Mësohet se po protestojnë mjekët në qytetin e Shkodrës, Fierit dhe të Lushnjës. Ndërsa, ndodhen akoma në protestë edhe mjekët në QSUT. Këta mjekë janë ankuar se po denigrohet figura e tyre, duke ngritur zërin ndaj padrejtësive. Gjithashtu, ankesave të tyre u është bashkuar edhe fakti se ata po punojnë në kushte të vështira dhe nën presion. “Po denigrohet figura e mjekut. Ngremë zërin kundër padrejtësisë. Po punojmë në kushtet e një presioni psikologjik të të gjithë niveleve. Po punojmë në kushte të vështira”, janë shprehur të revoltuar mjekët.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















