Kryetari i PD-së mori pjesë në kuvendin zgjedhor të kësaj partie në Librazhd nga ku ritheksoi qëndrimin e tij për një proces zgjedhor demokratik
Vazhdon me kuvendine Librazhdit, procesi i zgjedhjeve Brenda Partisë Demokratike. Kryetai i kësaj partie, Lulzim Basha, ishte I pranishëm në kuvendin zgejhdor të Librazhdit ku ritheksoi se Partia Demokratike përfaqëson alternativën e lirisë dhe zhvillimit. Basha tha në fjalën e tij se me votë të lirë, PD do të mund të forcojë themelet mbi të cilat është ngritur që në ditët e Dhjetorit të 90
“Gjatë 23 vjetëve të jetës së saj, Partia Demokratike ka aplikuar gara me shumë kandidatë te zgjedhur nga baza dhe gara me kandidat të seleksionuar në qendër. Unë besoj se vota e lirë gabon më pak se subjektiviteti i një njeriu. Unë besoj se demokratët e Librazhdit dhe demokratët anembanë duhet të marrin dhe meritojnë të marrin përgjegjësit. Pushtetin dhe autoriteti që buron nga vota e lirë përbën kuotën më të lartë të energjisë të frymëzimit dhe përgjegjësisë së gjithsecilit, të atij që e kërkon, të atij që e jep dhe të atij që e merr votën. Vetëm me votë të lirë, PD do të mund të forcojë themelet mbi të cilat është ngritur që në ditët e Dhjetorit të 90’”, -tha Basha. Duke iu kthyer momentit të themelimit të kësaj partier, Basha tha risolli në vëmëndje ëndrrat dhe aspriratat mbi të cilat u themelua duke theksuar se sot pas 23 vitesh kjo parti ka historinë e saj me ëndrra të mëdha për vendin. “Themeluesit e PD-së në 90 krijuan një parti me ëndrra të mëdha. Sot pas 23 viteve jemi një parti me histori të madha por jemi dhe mbetemi prapë një parti më ëndrra më të mëdha. Janë këto ëndrra të reja por jo më të pak ta se ato të dhjetorit 90 që ndriçojnë dhe duhet të ndriçojnë rrugën tonë të rrënjosura në alternativën tonë dhe duke garantuar përmes njerëzve tanë më të mirë fitoren në përballjen e ardhshme politike”, tha Basha.