Kryetari i PD-së Lulzim Bashaka prezantuar kandidaturën e partisë së tij për Tiranën.
Ai tha se Halim Kosova nuk është kandidat politik, por është zëri i vërtetë i të gjithë qytetarëve.
“I jap zë një entuziazmi që ka kaluar kufijtë e Tiranës. Kam ardhur këtu për të prezantuar një kandidat që nuk i takon vetëm Tiranës, por edhe më gjërë se kryeqytetit. Po prezantoj një person human, që iu ka shërbyer njerëzve jo si politikan, por si mjek”, tha Basha.
Ndërsa, Halim Kosova ka falenderuar Partinë Demokratike që e kandidoi dhe tha se do të jetë zëri i vërtetë i qytetarëve.
















