Nuk ka folur gjatë kryeministri Edi Rama, ndërsa dilte nga selia e Partisë Socialiste.
Ai tha shkurt se kandidati i mazhorancës për Tiranën do jetë Erion Veliaj.
Zyrtarizimi i këtij emri erdhi në të njëjtin orar kur PD po prezantonte Halim Kosovën si kandidat për kryeqytetin.
Ndërsa Basha foli gjatë për Kosovën, Rama nuk u la kohë gazetarëve dhe u largua.
Së fundmi në media ka pasur spekulime se ka një përplasje të fortë se kush do jetë kandidati i mazhorancës për kryeqytetin.
















