Kreu i PD-së, Lulzim Basha, thotë se është gati të takohet me kryeministrin Rama për reformën në drejtësi. Basha thotë se ka vetëm një kusht: të mos ketë kushte.
“Jam gati për negociata në çdo kohë, me kushtin e vetëm që nuk duhet të ketë kushte. Reforma në drejtësi, duhet të shoqërohet me reformën zgjedhore. Nuk ka negociata pa zgjedhje të lira e të ndershme. Formatin le ta zgjedhë vetë kundërshtari im. Si të ndihet ai komod, por jo takim për shou dhe foto, takim për zgjidhje. Deri tani, edhe në këto momente që flasim, ai nuk pranon të negociojë as për draftin tonë, as për zgjedhjet”, është shprehur Basha pak minuta më parë gjatë emisionit “Top Story”.















