Sot rreth orës 17:35, pranë daljes nga autostrada në Duhle të Suharekës është djegur totalisht një veturë. Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Hazir Berisha, e ka konfirmuar rastin dhe ka thënë se kjo veturë është e institucionit të Avokatit të Popullit.
“Po mund ta konfirmojmë se është djegur një veturë e tipit “Hundai” rreth orës 17:35. Zjarri sipas të gjitha gjasave është shkaktuar vetvetiu dhe nuk ka të lënduar. Kemi informacione se është veturë e Avokatit të Popullit”, ka thënë Berisha për “Koha.net”.
Edhe zyrtarja për informim e Avokatit të Popullit, Majlinda Lulaj, e ka konfirmuar djegien e veturës së këtij institucioni.
















