Një aksident trafiku ka ndodhur sot në kryeqytetin e Kosovës.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kosta Novakoviç”, në të cilin janë përfshirë një veturë dhe një mjet i rëndë pune.
Në aksident nuk ka pasur të lënduar, pavarësisht që vetura nga pakujdesia ka përfunduar nën njërin nga mjetet punuese, raporton “Kosovapress”.















