Në daljen e radhës për mediat nga selia blu, kreu i PD, LulzimBasha, ka bërë përgjegjës kryeministrin Rama lidhur me kërcënimet të bëra ndaj tij nga Emiljano Shullazi. Në vazhdën e akuzave, Basha nënvizoi faktin se nuk trembet nga kryeministriRama dhe se vendin nuk e mban dot peng asnjë bandë.
“Rama po instalon regjimin e heshtjes. Kërcënimi i Ramës filloi që herët me shprehjen “s’keni parë gjë akoma”. Pak ditë më parë Edi Rama ka hedhur hapin tjetër, duke shfrytëzuar Shullazin, të kërcënojë opozitën, konkretisht mua si kreu i PD-së”, deklaroi Basha.
“Edi Rama nuk po kupton se skema e tij është skema e një dështaku. Edi Ramakërkon të mbajë mbyllur fjalën e lirë, kërkon të heshtë opozitën, e vetmja shpresë të nxjerrë vendin nga ky tunel i errët ku e ka futur Rama”, shtoi më tej ai.
Në deklaratën për media, Basha tha se opozita është e vendosur për ta çuar deri në fund betejën me lidhjet kriminale, duke qëndruar në shërbim të së vërtetës.
“PD nuk ka patur kurrë asnjë takim me frikë. Ju them se do të jemi këtu më të vendosur se kurrë për të çuar deri në fund betejën tonë me lidhjet kriminale.
Çdo ditë, PD, opozita dhe unë do të jemi në shërbim të interesit më të lartë publik, në shërbim të së vërtetës. Vendi s’ka për të mbetur peng i asnjë bande”, citoi më tej ai.
















