Kryeministri Rama në deklaratën e fundvitit se muaji janar do të nisë me një aksion ndaj institucioneve shtetërore të cilat nuk kanë derdhur sigurimet shoqërore të punonjësve, ministri i Mirëqënies Sociale Erion Veliaj ka bërë me dije se kush janë këto institucione debitore. Veliaj ka bërë me dije se mungojnë 109.5 milion dollarë sigurime shoqërore.
“Gjendja është shumë e rëndë. Në fund të vitit 2014 kemi zbuluar ndoshta piramidën më të madhe që prej vitit 1997. Kemi zbuluar në arkën e sigurimeve 109.5 mln dollarë mangët. Janë deklaruar si punonjës, ju është mbajtur 10% por nuk e kanë derdhur në sigurime. Ka ndodhur në privat por edhe në shtet”, ka theksuar Veliaj.
Ai gjithashtu ka thënë se Qeveria e shkuar e cila predikonte Shqipërinë e rreme, u ka rrezikuar pensionet edhe punonjësve të shtetit të cilët punonjë nëpër institucionet shtetërore. Disa prej institucioneve më të rëndësishme qendrore që nuk kanë paguar sigurimet prej 8 vitesh. “Janë 250 mijë shqiptarë që kanë rrezikuar të mbeteshin pa pension”, tha ministri i Mirëqenies Sociale.
Disa prej institucioneve të cilat rezultojnë debitore janë:
Ministria e Arsimit, 35 mijë mësues me pensione defiçitare.
Ministria e Mbrojtjes.
Ministria e Brendshme, Garda e Republikës.
Ministria e Shëndetësisë, për 8 vite nuk u paguan sigurimet shoqërorë, QSUT dhe Spitali Ushtarak më defiçentët.
ALUIZNI, ndër më debitorët.
Ministria e Punës, ISSH dega Elbasan, i gjithë stafi pa paguar sigurimet dhe Inpektorati i Punës.
















