Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës që e ka fituar vend në legjislaturën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës, Azem Syla, do ta bëjë betimin e tij si deputet, edhepse kishte njoftuar se heq dorë nga mandati i deputetit.
Kjo pasi Kryesia e PDK-së e ka refuzuar kërkesën e Sylës që të heqë dorë nga mandati.
“Ju njoftojmë se kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës, sot, në mbledhjen e saj, ka refuzuar kërkesën e anëtarit të kryesisë, Azem Sylës, për t’u liruar nga mandati i deputetit. Deputeti Syla, së bashku me deputetët e tjerë të PDK-së dhe të partnerëve të saj, nesër do ta bëjnë betimin dhe me përkushtim do ta kryejnë detyrën e tyre”, thuhet në njoftimin Kryesisë së PDK-së.
Para Sylës, nga mandati i deputetes kishte hequr dorë edhe Vlora Çitaku. Më vonë ajo ka dhënë dorëheqje edhe nga të gjitha funksionet e saj në PDK. Në njoftimin e dorëheqjes, Çitaku ka përmendur si arsye fokusimin e saj në karrierën profesionale. Por, mediet kanë marrë vesh se ajo do të emërohet së shpejti në shërbimin diplomatic të Kosovës, më saktë në pozitën e konzullit të Republikës së Kosovës në Nju Jork.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















