Zv/presidenti i BERZH vlerësoi angazhimin e qeverisë në marrëdhëniet me biznesin dhe siguroi për vijimësinë e projekteve të paraqitura nga institucionet financiare
Kryeministri Edi Rama priti sot në takim një delegacion të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të kryesuar nga zëvendëspresidenti i saj, Fil Benet (Phil Bennett).
Rama i njohu bashkëbiseduesit me përpjekjet që po bëhen për përmirësimin e klimës së marrëdhënieve me biznesin.
Zëvendëspresidenti i BERZH vlerësoi angazhimin e qeverisë në marrëdhëniet me biznesin, përforcoi mbështetjen e Këshillit të Investimeve dhe siguroi për vijimësinë e projekteve të paraqitura nga institucionet financiare.
Kryeministri i njohu përfaqësuesit e BERZH edhe me ecurinë e reformës administrative-territoriale, si dhe efektet e saj ekonomike.
Kryerja e Reformës Administrative u përshëndet gjerësisht nga delegacioni i BERZH.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...