Sunday, 15 November, 2026
TheAlbanian.co.uk

TheAlbanian.co.uk

Tensionet në rritje midis SHBA dhe Kinës

Rritja e ekonomisë kineze dhe ambicjet e Kinës për shtrirje më të gjerë në rajonin e Paqësorit jug-perëndimor po alarmojnë Uashingtonit, tashmë të goditur nga pasojat e rënda të koronavirusit, pandemisë që e pati zanafillën në provincën kineze Wuhan. Ndërsa marrëdhëniet mes dy vendeve duken të tensionuara, analistët komentojnëgabimet e politikës amerikane që shkaktuan dështimin në politikat ndaj Kinës dhendikimin që kjo mund të kenë në të ardhmen. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Jelade Franceschi bisedoi me dy ekspertë ushtarakë amerikanë për pritshmëritë për tëardhmen.  Fuqia ekonomike i jep Kinës ndikim më të madh gjeopolitik dhe nën udhëheqësin Xi Jinping është e qartë se Pekini synon të zërë vendin e Amerikës për të diktuar vizionine saj për rendin botëror.  Tri dekada më parë, Shtetet e Bashkuara ndihmuan Kinën të futet në OrganizatënBotërore të Tregtisë, me shpresën se zhvillimi tregtar do të çonte në demokratizimin e vendit.  Mendonim se futja e Kinës në tregti, mospërputhja e regjimit komunist me tregtinë e lirë, do të shkaktonte ndryshime thelbësore në sjelljen e tyre”, thotë Gjeneral James Jones, Këshilltar i Sigurisë Kombëtare në administratën Obama.  Kjo përpjekje jo vetëm që nuk solli rezultate, por ajo dha një efekt të padëshirueshëm, thotë gjenerali në pension James Jones. Ai shton se ngritja e Kinës është arritur me vjedhje dhe duke minuar sigurinë amerikane dhe atë perëndimore.  “Ne e dime se çfarë po bëjnë ata në kibernetikë, duke vjedhur të dhëna kudo që munden. Kina paraqitet si e butë, fjalët e tyre janë shumë të buta dhe me kuptim të mirë....

Read moreDetails
Page 378 of 788 1 … 377 378 379 … 788

Instagram Photos

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.