Trump, Biden hyjnë në fazën e fundit të fushatës
15 ditë para zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara, demokrati Joe Biden vazhdon të kryesojë në sondazhet kombëtare ndaj presidentit republikan Donald Trump, ndërsa miliona amerikanë po votojnë para datës së zgjedhjeve. Një kombinim rezultatesh nga sondazhet tregon se zoti Biden, ish-nënpresident dhe njëfaktor i skenës politike të Amerikës prej afro një gjysmë shekulli, me një epërsi prej 9 ose 10 përqind në shkallë vendi dhe ndoshta gjysmën e kësaj epërsie në shtetet që do tëpërcaktojë rezultatin. Presidenti Trump vazhdon të jetë i bindur se do të rizgjidhet. Deri tani numri i votuesve të hershëm ka qenë i pashembullt për Shtetet e Bashkuara. Gati 28 milionë vetë kanë votuar, ose duke shkuar në qendrat e votimit, ose me postë.Shifra është e barazvlefshme me 20% e numrit të përgjithshëm të votave kur zoti Trump fitoi ndaj demokrates Hillary Clinton në zgjedhjet e vitit 2016 dhe 30% të tjerë mund tëvotojnë deri në ditën zyrtare të zgjedhjeve. Disa nga votuesit u kanë thënë intervistuesve se ata votuan herët për të shmangurkontaktin me njerëz të tjerë në qendrat e votimit më 3 nëntor mes pandemisë sëkoronavirusit. Ndërkohë, disa demokratë kanë thënë se motivimi i tyre për të votuar herët ishte që tëishin ndër të parët që votuan për të rrëzuar Presidentin Trump, ndërsa sondazhet thonëse shumica e republikanëve synojnë të votojë personalisht në ditën e zgjedhjeve. Bazuar në sondazhe, disa media tashmë parashikojnë që zoti Biden do të bëhetpresidenti i 46-të i vendit në ditën e inaugurimit të 20 janarit dhe më i moshuari. Ai është 78 vjeç. Nëse humbet në zgjedhje, zoti Trump, do të ishte presidenti i tretë nëdetyrë i Shteteve të Bashkuara në katër dekadat e fundit, që do të humbiste garën përrizgjedhje për një mandat të dytë. Edhe në zgjedhjet e kaluara, zoti Trump ishte pas, por ai fitoi pas një fushate intensive në shtetet vendimtare, përfshirë Pensilvaninë, Miçiganin dhe Uiskonsin. Faqja e sondazheve FiveThirtyEight.com thotë se në bazë të 40,000 kombinimeve tëmundshme kompjuterike të zgjedhjeve del se zoti Biden fiton 88 herë në 100 skenarë tëmundshëm, duke marrë parasysh pjesëmarrjen e mundshme të votuesve, prirjethistorike dhe rezultatet e zgjedhjeve të fundit në 50 shtetet e vendit. Faqet e tjera të lajmeve tashmë sugjerojnë që Biden ka që tani një përparësi tëmjaftueshme në shtetet vendimtare për të grumbulluar më shumë se 270 votave tënevojshme për të siguruar shumicën e 538 votave elektorale për të fituar presidencën nëKolegjin Zgjedhor....
Read moreDetails













