• Latest
  • Trending
  • All

Trump, Biden hyjnë në fazën e fundit të fushatës

20/10/2020

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 14 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Trump, Biden hyjnë në fazën e fundit të fushatës

20/10/2020
in Aktualitet, Aktualitet, Dhe të tjerat, Lajme

15 ditë para zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara, demokrati Joe Biden vazhdon të kryesojë në sondazhet kombëtare ndaj presidentit republikan Donald Trump, ndërsa miliona amerikanë po votojnë para datës së zgjedhjeve.

Një kombinim rezultatesh nga sondazhet tregon se zoti Biden, ish-nënpresident dhe njëfaktor i skenës politike të Amerikës prej afro një gjysmë shekulli, me një epërsi prej 9 ose 10 përqind në shkallë vendi dhe ndoshta gjysmën e kësaj epërsie në shtetet që do tëpërcaktojë rezultatin. Presidenti Trump vazhdon të jetë i bindur se do të rizgjidhet.

Lajme teNjejta

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

Deri tani numri i votuesve të hershëm ka qenë i pashembullt për Shtetet e Bashkuara. Gati 28 milionë vetë kanë votuar, ose duke shkuar në qendrat e votimit, ose me postë.Shifra është e barazvlefshme me 20% e numrit të përgjithshëm të votave kur zoti Trump fitoi ndaj demokrates Hillary Clinton në zgjedhjet e vitit 2016 dhe 30% të tjerë mund tëvotojnë deri në ditën zyrtare të zgjedhjeve.

Disa nga votuesit u kanë thënë intervistuesve se ata votuan herët për të shmangurkontaktin me njerëz të tjerë në qendrat e votimit më 3 nëntor mes pandemisë sëkoronavirusit.

Ndërkohë, disa demokratë kanë thënë se motivimi i tyre për të votuar herët ishte që tëishin ndër të parët që votuan për të rrëzuar Presidentin Trump, ndërsa sondazhet thonëse shumica e republikanëve synojnë të votojë personalisht në ditën e zgjedhjeve.

Bazuar në sondazhe, disa media tashmë parashikojnë që zoti Biden do të bëhetpresidenti i 46-të i vendit në ditën e inaugurimit të 20 janarit dhe më i moshuari. Ai është 78 vjeç. Nëse humbet në zgjedhje, zoti Trump, do të ishte presidenti i tretë nëdetyrë i Shteteve të Bashkuara në katër dekadat e fundit, që do të humbiste garën përrizgjedhje për një mandat të dytë.

Edhe në zgjedhjet e kaluara, zoti Trump ishte pas, por ai fitoi pas një fushate intensive në shtetet vendimtare, përfshirë Pensilvaninë, Miçiganin dhe Uiskonsin.

Faqja e sondazheve FiveThirtyEight.com thotë se në bazë të 40,000 kombinimeve tëmundshme kompjuterike të zgjedhjeve del se zoti Biden fiton 88 herë në 100 skenarë tëmundshëm, duke marrë parasysh pjesëmarrjen e mundshme të votuesve, prirjethistorike dhe rezultatet e zgjedhjeve të fundit në 50 shtetet e vendit.

Faqet e tjera të lajmeve tashmë sugjerojnë që Biden ka që tani një përparësi tëmjaftueshme në shtetet vendimtare për të grumbulluar më shumë se 270 votave tënevojshme për të siguruar shumicën e 538 votave elektorale për të fituar presidencën nëKolegjin Zgjedhor.

Vota popullore e Shteteve të Bashkuar nuk përcakton fituesin, por rezultatin në secilinprej shteteve, ku fituesi i votës në të gjitha shtetet përveç dy prej shteteve më pak tëpopulluara, merr të gjitha votat elektorale të shtetit.

Rivalët Trump dhe Biden kanë bërë një fushatë intensive në shtetet vendimtare në ditëte fundit përpara debatit të dytë dhe të fundit të së enjtes mes tyre në Nashville, Tenesi. Trump zhvillon të hënën dy ndalesa fushate në shtetin jugperëndimor të Arizonës, tëcilin e fitoi në 2016 por ku këtë vit, është pas zotit Biden që kryeson me një diferencë tëngushtë në sondazhet atje.

Zoti Biden nuk po bën fushatë të hënën, për t’u përgatitur për debatin.

Nënpresidenti Mike Pence, bëri fushatë në shtetet verilindore Mejn dhe Pensilvani. Kandidatja demokrate për nënpresidente, senatorja nga Kalifornia Kamala Harris, bërifushatë në shtetin juglindor të Floridës, një tjetër fushë-beteje.

Katër vjet më parë, zoti Trump humbi votën popullore ndaj demokrates Clinton me rreth 2%, gati 3 milion vota, por megjithatë i fitoi zgjedhjet sepse ai fitoi me diferencë tëngushtë në tre shtete veriore – Pensilvani, Miçigan dhe Uiskonsi – që tradicionalishtkishin votuar për demokratët. Në Kolegjin Zgjedhor, zoti Trump mblodhi të gjitha votatelektorale në ato tre shtete – dhe siguroi presidencën.

Sondazhet aktuale nga shteti në shtet nuk parashikojnë që zoti Trump të fitojë në shtetetku fitoi zonja Clinton në 2016, ndërsa zoti Biden ka epërsi të lehta në disa shtete ku fitoizoti Trump, përfshirë tre që e çuan atë në Shtëpinë e Bardhë, së bashku me të tjerët kurezultati është në dyshim.

Presidenti Trump, 74 vjeç, vazhdon të parashikojë se do të fitojë. Por javën e kaluar, nënjë ndalesë fushate në shtetin jugor të Xhorxhias, ai foli për mundësinë e humbjes ndajzotit Biden.

“A mund ta imagjinoni nëse humbas?” tha ai. “Nuk do të ndihem edhe aq mirë. Ndoshtado të duhet të largohem nga vendi, nuk e di.” Në shtete të tjera, ai u ka thënë votuesve se nuk do të kthehet për t’i parë përsëri nëse nuk ia bëjnë të mundur fitoren. 

Të dielën në mbrëmje në Nevada, zoti Trump pretendoi se tubimet e tij të mëdha me mijëra mbështetës në shtetet e kontestuara do ta çojnë atë drejt fitores, në kontrast me pjesëmarrjen modeste në takimet e zotit Biden, ku praktikohet distancimi fizik ngambështetësit e tij që mbajnë maska.

Previous Post

Protesta tek Ministria e Jashtme/ Reagon policia: 18 të proceduar penalisht, gjobë për ata pa maska!

Next Post

‘Shkojmë në Gjykatën Ndërkombëtare’/ Mediat greke i bëjnë jehonë deklaratës Rama-Dendias për detin

Related Posts

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

by TheAlbanian.co.uk
23/07/2026
0

Zenel Kuçana Gjithçka ishte gati.Me përkujdesjen më të madhe u ishte dhënë dora e fundit edhe detajeve më të vogla....

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Next Post

‘Shkojmë në Gjykatën Ndërkombëtare’/ Mediat greke i bëjnë jehonë deklaratës Rama-Dendias për detin

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.