Të paktën 12 parcela me rreth 7008 lëndë narkotike të mbjella në 3 fshatra të Vlorës, janë asgjësuar nga policia e këtij qyteti.
“Në fshatin Tërbaç janë asgjësuar 6 parcela me rreth 3728 rrënjë hashash, të mbjella në vendin e quajtur “Llakatur”, me lartësi nga 25 centimetër deri në 40 centimetër”, njofton policia e Vlorës.
Sipas burimeve policore, në fshatin Radhimë janë asgjësuar 4 parcela me rreth 3000 rrënjë hashash, të mbjella në vendin e quajtur “Varrezat”, me lartësi nga 20 cm deri në 30 cm.
“Po ashtu, në fshatin Karbunarë janë asgjësuar 2 parcela me 280 bimë narkotike, me lartësi nga 5 deri në 10 cm”, bën të ditur policia.
Policia njofton se ka bërë asgjësimin e këtyre bimëve narkotike me djegie, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.
E. S















