Do të dalin në gjyq, studentët që qëlluan me vezë mbi kryeministrin, Edi Rama. Bëhet e ditur se mbi aktivistët e Lëvizjes për Universitetin, rëndojnë dy akuza.
Ata akuzohen për “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Kundërshtim të efektivëve të policisë”.
Studentët qëlluan me vezë në drejtim të kryeministrit kur ai po dilte nga një aktivitet në mjediset e universitetit, teksa këta të fundit po protestonin kundër projektligjit për arsimin e lartë.
Kujtojmë se ngjarja ndodhi më 2 nëntor 2015 në Fakultetin e Shkencave Sociale. Studentët që u arrestuan pas ngjarjes ishin: Anita Lushi, Bora Mema, Klodi Hoxha, Viki Cipi, Liri Kuçi, Durim Jasharaj, Dardan Konjufca, Valton Marko.















